Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishin mbrëmjen e sotme tek dy familjet nga Thumana, ku u shprehën hidhërimin për familjarët që humbën jetën, ndërsa garantuan se institucionet shtetërore do jenë gjithmonë në mbështetje të tyre për të kaluar sa më lehtë këtë fatkeqësi dhe për tu riintegruar në jetën e përditshme.
“Më vjen shumë keq për atë që ndodhi, ne do të bëjmë, gjithçka që kemi në dorë që t’jua lehtësojmë ca barrë që ju ra. Kemi marrë disa vendime për familjet e viktimave dhe besoj që nga pikëpamja e mbështetjes financiare do të jeni pa pasur dhimbje koke për të realizuar ato nevoja bazike të familjes. Edhe fëmijëve do ju japim bursë. Jetën e atyre që ikë nuk i kthejmë dot por jetët tuaja do jua lehtësojmë sat ë jetë e mundur. Ne do të jemi për çdo gjë në dispozicion. Ne do ti rregullojmë të gjithë familjet e viktimave brena kësaj jave”, – tha Rama.
Haxhi Kabili arriti të shpëtonte bashkëshorten, por jo vajzën e tij, ndërsa i ka treguar kryeministrit si arriti të dilte nga gërmadhat e pallatit që u shemb në Thumanë dhe la të vdekur 15 persona.
“Vajza ka ikur nuk vjen më, tani c’të na japë Zoti. Edhe mua Zoti më ka falur, kam dalë nga gërmadhat, sesi kam dalë…!!! I hoqa vetë me duar panelet dhe tullat që dola. Isha në katin e katërt, dola për 15 minuta. Në atë pallat kanë humbur jetën 15 persona” tha Haxhi Kabili.
Kryebashkiaku Veliaj siguroi se Bashkia e Tiranës do bëjë gjithçka për një akomodim sa më të mirë të këtyre familjeve, ndërsa theksoi se nuk do të mungojnë as shërbimet mjekësore apo ato sociale e arsimore.
Diskutime rreth kësaj post