Zbardhen detaje të reja nga përplasja e mbrëmshme me armë zjarri në zonën e ish-bllokut në Tiranë ku një person mbeti i vdekur, ndërsa tre të tjerë u plagosën. Kamerat e sigurisë zbardhin dinamikën si nisi konflikti mes disa personave në “VIP-Zone”-en e lokalit ku u vra Fabjol Gaxha, u plagos Ervis Martinaj dhe miku i tij Laert Hato, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe një person i tretë.
Burime bëjnë të ditur se ‘molla e sherrit’ ka qenë një këngëtarja Elvana Gjata.
Prokuroria ka marrë në pyetje dhe këngëtaren Elvana Gjata për të zbuluar nëse ngjarja është vetëm për sherrin e çastit apo ka një prapaskenë për konflikte të mëparshme, mes dy grupeve rivale.
Fillimisht policia dha identitete të ndryshme për viktimën dhe të plagosurit. Kjo pasi në makinën e viktimës është gjetur një kartë identiteti me emrin Rigers Gaxha.
Por sot pas hetimit më të plotë është konfirmuar se viktima është Fabiol Gaxha, 26 vjeç truprojë e Ervis Martini. Burimet thane se Rigers Gaxha është vëllai i 26 vjeçarit, i mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave.
Diskutime rreth kësaj post