Kreu i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi përmes një postimi në rrjtet sociale shkruan se të gjitha partitë opozita janë të vënë kundër Edi Ramës dhe kërkojnë me ngulm hapjen e listave.
Sipas Patozit duhet të hapen 100%listat dhe Rama të mos fshihet pas hileve.
Postimi i plotë:
“I GJITHË FAKTORI OPOZITAR KUNDËR HERËSIT TË EDI RAMËS
I gjithë faktori opozitar në Shqipëri është tashmë në unison kundër herësit të Damian Gjiknurit, i cili bën sikur i hap listat e deputetëve, por praktikisht u vë atyre drynin. Nga A-ja, deri tek ZH-ja, pa asnjë përjashtim.
Që nga Partia Demokratike me aleatët e saj, e deri tek opozita parlamentare e gjitha në bllok. Që nga partia më e madhe në opozitë, sipas zgjedhjeve të 2017-ës, e deri tek lëvizje apo nisma opozitare, që ende nuk janë shndërruar parti, por kanë premtuar se do të bëhen.
Dhe jo më thjesht me fjalë, por me akte dhe qëndrime të qarta publike. Drafti i paraqitur dje nga opozita e bashkuar, është në të njëjtën linjë me draftet e Muslim Murrizit, Rudina Hajdarit apo Andi Përmetit, dorëzuar tashmë në parlament, të cilat në çështjen e hapjes së listave, pa asnjë mëdyshje, mund të konsiderohen si të të njëjtit koncept.
Kërkohet hapje reale e listave dhe jo falso, si ajo që ka paraqitur Partia Socialiste, duke na e shitur si një zbulim të dobishëm. Me rend alfabetik apo me ndonjë mënyrë tjetër renditjeje, nuk ka ndonjë vlerë të madhe. Gjendet shpejt një zgjidhje, se modalitete të parëndësishme janë.
Në këto kushte, Edi Rama ka mbetur i vetëm me herësin e vet në dorë dhe do t’i duhej një kurajë shumë e madhe të na çonte në zgjedhje, duke i qëndruar deri në fund shpikjes së vet hileqare. Sepse i bie që vetëm një parti i ka vendosur në mënyrë të njëanshme rregullat e lojës, kundër gjithë të tjerëve. Dhe kjo do të ishte më tepër se shumë, plus që do të ishte e para herë që ndodhte në Shqipëri e më gjerë.
Edhe zgjedhje brenda Partisë Socialiste po të kishin qenë, Edi Rama duhet të mendohej dy herë përpara një situate të tillë kontestuese. Ndërsa në pranverë Shqipëria pritet të shkojë në zgjedhje pas krizave të rënda dhe të njëpasnjëshme politike, me shpresë që ta lërë pas të keqen.
Ka vetëm një mënyrë për ta mbyllur me urtësi dhe drejtësi këtë debat, që çliron pafundësisht energji negative. Të pranohet hapja reale e listave, ashtu siç e kërkon në unison opozita, me të gjitha ngjyrimet e saj, dhe pastaj të ecet përpara drejt zgjedhjeve normale më 25 prill.” – shkruan Patozi.
I GJITHË FAKTORI OPOZITAR, KUNDËR HERËSIT TË EDI RAMËS
I gjithë faktori opozitar në Shqipëri është tashmë në unison…
Posted by Astrit Patozi on Monday, September 28, 2020
Diskutime rreth kësaj post