Deklarata e bërë nga moderatori Arian Çani, mbrëmjen e së premtes është komentuar shumë në media. Gjatë emisionit “Zonë e Lirë” ai u shpreh se i gjithë Ballkani ka qenë helen. “Ballkani ka qenë i gjithi helen, të tjerat janë përralla”, tha moderatori.
Pas deklaratës së tij, këngëtarja Rovena Stefa ka reaguar ashpër me një postim në Facebook, ku e quan Çanin “antishqiptar” që duhet thirrur në Prokurori për të dhënë llogari.
“Bojkoti ndaj emisionit të tij televiziv është minimalja për këtë antishqiptar, pasi po të kishte shtet ky njëri do ishte thirrur në Prokurori tani dhe të jepte llogari mbi këto deklarata që cënojnë identitetin, integritetin tonë kombëtar, pasi është person publik dhe nuk mund të bëj deklarata të tilla, pasi shqiptarët kanë vuajtur shumë nga lufta e shovinistëve grekë”, është shprehur Stefa.
Diskutime rreth kësaj post