Lideri demokrat, Lulzim Basha ishte sot në Kukës në kuadër të fushatës së ndërmarrë së fundmi “Po të dëgjoj”. Nga qyteti verior, Basha theksoi se Kukësi është harruar nga qeveria.
“Në Kukësin e varfëruar e të harruar nga qeveria, të rinjtë kërkojnë mundësi për të punuar, mundësi për të jetuar, mundësi për të zgjedhur. Emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta.
Megjithatë i gjeta me zemrat plot me shpresë dhe me vendosmëri frymëzuese për ta ndryshuar këtë realitet, një orë e më parë. Faleminderit të rinjve dhe të rejave të Kukësit për mikpritjen prekëse, për bisedat dhe për frymëzimin që jeni dhe përcillni! #PotëDëgjoj”, shkruan kryedemokrati në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post