Ne nje kohe kur kane kaluar te pakten 5 dite nga ngjarja e rende, ku Aldison Belulaj me armen pistolete vrau me nje plumb ne koke ish te dashuren e tij Ariela Murati dhe me pas qelloi veten prane trupit te saj, burimet nga spitali bejne me dije se gjendja e 23-vjecarit vijon të jetë e rëndë dhe sipas mjekëve kemi të bëjmë me një koma të pakthyeshme.
Ai po mbahet në jetë me aparatura.
“Kemi të bëjmë me një koma të pakthyeshme dhe mbahet në jetë me aparatura. Truri ka dëmtime shumë të rënda dhe ënjtje të trurit, ndërsa mbahet në jetë me aparatura. Në të tilla raste mjekësia ngre duart dhe nuk mund të bëhet gjë, por thjesht duhet të qëndrohet në pritje”- shprehen mjekët e spitalit, raporton “BalkanWeb”.
Ndërkohë të pyetur për mundësinë e transportimit jashtë Shqipërisë të pacientit, bluzat e bardha shprehen se për këtë rast nuk është nevoja për shkak të gjendjes së rëndë të 23-vjecarit.
Diskutime rreth kësaj post