Temperaturat e ulëta që përfshinë vendin gjatë natës sollën reshje dëbore në disa zona malore në veri dhe juglindje të vendit, ku në disa akse duhen përdorur zinxhirë. Në Pukë trashësia e dëborës në qytet arriti deri në 12 cm megjithatë nuk raportohen probleme.
Në Dibër, në lartësi mbi 800 m trashësia e dëborës shkon ne 30 cm, ndërsa ne qytetin e Peshkopisë 15 cm. Në disa zona është ndërprerë energjia elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit elektrik nga erërat e forta.
Ne qytetin e Bulqizës trashësia e borës ka shkuar në 10 cm, ndërsa në njësite administrative nga 15 cm deri ne 30 cm. Në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi, ka prani ngricash por vetëm në disa segmente rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Diskutime rreth kësaj post