Reperi Stresi ka rrëfyer për eksperiencën e tij më të fundit, atë në Big Brother Vip Kosova, nga ku u shpall edhe fitues.
Në një intervistë televizive, ai u shpreh se pjesëmarrja në BBVK ka qenën ndër eksperiencat më të vështira për të.
Lidhur me marrëdhënien me ish partneren e tij, Stresi ka qenë i rezervuar që të japë detaje por pranoi se dyshja ka folur pas daljes së reperit nga Big Brother.
Pjesë nga biseda:
Kush të ka ftuar në Big Brother?
Mua më ka ftuar një mikeshë shumë e ngushtë, Liberta pasi morën patentën e Big Brother. Unë vija pas një vrull koncertesh dhe kisha nevojë për pak qetësi.
Të gjithë ishim kurioz si qëndrove i mbyllur aq ditë?
As unë nuk e di si. Ka qenë një ndër gjërat më të vështira që kam provuar në jetën time, është diçka shumë ndryshe nga sa jetojmë jashtë, nuk ka lidhje me atë që shohim jashtë.
Diskutime rreth kësaj post