Ai njihet nga të gjithë si një ndër këngëtarët më kontraversë që ka guxim të thotë e bëjë gjëra që jo çdo artist i bën.
Kastro Zizo do të jetë pjesë tashmë e KËNGËS Magjike, ku u shfaq dje me një ‘look’ shumë të veçantë përshtatur me këngën “Pema e jetës” që i kushtohej tokës.
Përpara performancës, Arditi e pyeti Kastron pak për jetën private dhe duket se dinte një lajm të bukur nga këngëtari.
Arditi: Raporti yt me nuset si ka qenë?
Kastro: Unë jam një pemë 35-vjeçare.
Arditi: Që sa degë prodhon?
Kastro: Jam marshalla me rrënjët e degët.
Arditi: E kisha fjalën për degët e pemës tënde. Ke një djalë, Dankanin, ke një vajzë, Nian…Do kemi ndonjë degë tjetër?
Kastro: Unë them të dëgjojmë këngën.
Arditi: Pse kur pret ta zbulosh? Nuk është ky vendi më i mirë për ta thënë?
Kastro: Ne folëm, por nuk e di nëse është djalë apo vajzë.
Arditi: Domethënë po vjen një tjetër.
Kastro është gjithashtu baba i vogëlushit Dankan dhe një vajze me emrin Nia.
Diskutime rreth kësaj post