Ish-kryeministri Sali Berisha prezantoi sot gazetarin Alfred Lela, si drejtor të ri të Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në Partinë Demokratike.
Mirëpo ky prezantim nuk ka kaluar pa batuta, pasi menjëherë sapo Berisha e prezantoi, Lela kërkoi të thoshte disa fjalë, por nuk kishte mikrofon.
Drejtori i ri u zgjat nga Berisha, për t’i marrë atij mikrofonin, por kjo mesa duket nuk i ka pëlqyer ish-kryeministrit, i cili mes batutave u shpreh: “A rrofsh, se të marrësh që në fillim mikrofonin tim”.
Diskutime rreth kësaj post