Grabitjet në lokale duket se janë kthyer në një trend të pazakontë gjatë muajve të fundit në kryeqytet. Së fundmi, punonjësi i një lokali në Tiranë ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet se si një klient vjedh një celular.
Siç shihet dhe në video, personi në fjalë del nga WC dhe pasi sheh që askush nuk ndodhej në banakun e lokalit, merr telefonin “si pa të keq” dhe e fut në xhep.
Punonjësi i lokalit shprehet se personi që i vodhi celularin erdhi për t’i kërkuar ndihmë, ndërsa shton se i dha bukë dhe ujë.
Ai kërkon që personi në fjalë t’i kthejë telefonin, ndërsa kërkon ndihmë nga qytetarët që mund ta njohin hajdutin.
Sipas denoncuesit, video është kapur nga kamerat e sigurisë të lokalit, ndërsa ngjarja ka pak pas mesnatës së djeshme.
“Bëj mirë, që të gjesh keq”, kjo është shprehja që mund t’i shkojë për shtat këtij rasti të pazakontë, ku personi që vjedh celularin, duket se e ka shfrytëzuar mirësinë e punonjësit të lokalit duke ia shpërblyer në këtë mënyrë të turpshme.
Mesazhi i plotë:
“Pershendetje JOQ, doja te beja nje denoncim, personi qe po shikon me ka ardh te lokali ku punoj me ka kerkuar ndihme, i kam dhene buke dhe uje dhe kur ka ik me ka vjedh telefonin, i bej thirrje te me ktheje telefonin para se te bej denoncimin ose nese ka dikush ndonje informacion te me ndihmoje… Video eshte mare nga kamerat e lokalit qe ndodhet prane stadiumit dinamo me dat 24 eshte dhe siper videos. Faleminderit!”
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post