Ish-drejtori i burgut të Kosovës, Judmir Shurdhi, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burg nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shkelje të barazisë me tenderat dhe ankandet publike është vënë në pranga në Lushnje, pas 10 muajsh në arrati.
43-vjeçari, i cili në periudhën 2020-2021 ka qenë drejtor në burgun e Kosovës, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprime që përbëjnë shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo andande publike.
Për këtë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, e ka dënuar në dhjetor të vitit të kaluar, me 1 vit e 4 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post