Laura Micetich është një vajzë e re 25-vjeçare, që kur përfundoi kolegjin, u nda nga një histori 4-vjeçare dashurie dhe nisi punën në një kopësht. Pesha e saj ka qenë gjithmonë një problem, shkruan ShkodraNews. Vajza peshonte rreth njëqind e tridhjetë kilogramë.
Ajo kuptoi se përse i dashuri e kishte lënë dhe po ashtu kuptoi se duhej të ndryshonte jetën.
Ajo gjithashtu ishte e vendosur të ishte një shembull i mirë për këta fëmijë.
Kështu që Laura u regjistrua në palestër, ditët e para ishin shumë të vështira, sepse të gjithë e tallnin, por pas një kohe ndërsa ata filluan të shohin ndryshimin e saj, të gjithë u mrrekulluan.
Laura ishte e habitur me veten, trupi i saj ndryshonte çdo ditë dhe ajo po i afrohej qëllimit.
Vajza punoi shumë dhe brenda gjysmë viti humbi gjysmën e peshës.
Shumë njerëz nuk besonin se ndryshimi i saj ishte vetëm falë stërvitjes së fuqishme, por mendonin se vajza kishte bërë edhe kirurgji, shkruan ShkodraNews. Ajo gjithmonë ka postuar fotografi të përmirësimeve të saj në Instagram dhe në fakt njerëzit e rrjeteve sociale e kanë mbështetur shumë.
Sot Laura nuk ndjen më turp, por është krenare ku ka arritur. Laura rrit vetëbesimin e saj ditë pas dite, falë trupit të saj!
Është me të vërtetë e mrekullueshme ajo që bëri kjo vajzë, a nuk mendoni si ne?
Diskutime rreth kësaj post