Babai i Enea Thomollarit, ka folur këtë të hënë për mediat ku dhe ka zbuluar se natën që ndodhi ngjarja, djali i tij po priste një telefonatë për tu larguar jashtë shtetit.
Për RTSH i ati i 29-vjeçarit u shpreh se në momentin që shpërtheu eksplozivi ai po shkonte në tualet.
“Atë natëishte duke folur se donte të ikte jashtë sepse nuk po i dilte viza për Gjermani, sepse aty ishte 3-4 vjet. Atë natë po priste ta merrnin në tel nga Anglia, në atë moment për të shkuar në banjo shpërthen dera. Një shpërthim fatal për djalin tim. Urgjenca erdhi me vonesë, nusja i dha ndihmën e parë. E përmendi. Por kur ra për herë të dytë te divani nuk u përmend më”, ka thënë për RTSH i ati i 29-vjeçarit nga Elbasani.
Enea Themollari, është 29-vjeçari nga Elbasani i cili humbi jetën disa ditë më parë, më 4 tetor, pas një kalvari të gjatë vuajtjesh ku për tre muaj qëndroi në intubim.
I riu nga Elbasani mbeti i plagosur nga një sasi tritoli që iu vendos motrave Nikolli, Gjovana dhe Alda Nikolli. Thomaraj ishte fqinji i dy të rejave dhe fatkeqësisht humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi i tritolit më 14 korrik, që ishte vendosur në katin e sipërm të pallatit ku ndodhej apartamenti i tij dhe motrave Nikolli.
Dy motrat të cilat janë shumë të njohura në rrjetet sociale, ishin përfshirë në një konflikt me Nuredin Dumanin dhe kanë akuzuar publikisht këtë të fundit se kishte porositur sulmin me tritol në shtëpinë e tyre.
Enea po shkonte nga dhoma e gjumit për në tualet kur ndodhi shpërthimi me tritol dhe nga plasja e fortë, dera e shtëpisë së tij u shkatërrua dhe i ra në kokë. Fatkeqësisht, pas tre muajsh në intubim, ai nuk ja ka dalë dot.
29 vjeçari jetonte me dy prindërit e sëmurë dhe me vëllain e tij, gjithashtu i sëmurë. Ai ishte i vetmi që punonte në familje dhe njihej në qytet si një djalë i qetë.
Diskutime rreth kësaj post