Ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë Berisha, Arben Imami ka ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke i përmendur betejat e humbura politike. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Imami ka krijuar një “realitet paralel”.
Deklarata e Imamit:
“Që nga 17 maji, Ramës i ka hyrë tmerri nga Basha. I bëri magji, i mori gjysmën e qeverisë në tavolinë. Thuhet se e ka thënë Rama. I ka thënë “ti je idhulli im”. Ia tha se i druhej. Mbasi humbi zgjedhjet Rama organizoi një grup të madh brenda PD që të rrëzonte Bashën. Në 2019, kur Basha pa dalë në zgjedhje fitoi 85% të votave, aty u tmerruan. Thonë që në bunkerin e Surrelit ka hapur një bunker të vogël. Edhe në gjumë thotë e kanë frikë. Edhe tani po ndodh,”-tha Imami.
Diskutime rreth kësaj post