Pavarësisht që ishte dita e saj më e veçantë dhe dasma e vitit në Rusi, nusja 18-vjeçare dukej e vuajtur dhe në gjendje të mjerueshme.
Të gjithë e vunë re se si Khava Zaurbekova dukej e mërzitur dhe pa asnjë pikë gëzimi në fytyrën e saj teksa po martohej me 20-vjeçarin Akhmed Dzhabrailov, në Republikën Çeçene të Rusisë.
Arsyeja e mërzitjes së saj nuk ishte pesha e fustanit për të cilin i duhej ndihmë që të lëvizte, as çmimi i tij prej 195 mijë paundësh sepse familjet e tyre paratë kanë problemin e fundit, por ishte më shumë se kaq.
Gjatë gjithë festës së dasmës Khava u pa të mbante sytë poshtë dhe të mos qeshte asnjëherë. Dhe sipas ekspertëve kjo ishte për shkak të traditave çeçene, ku nuset çeçene duhet të duken të turpshme dhe modeste.
Sjellja e 18-vjeçares gjatë dasmës ku dukej e përvuajtur ishte në përputhje me traditat çeçene, teksa nusja nuk ka të drejtë të hapë gojë para të afërmeve të dhëndrit ditën e parë.
Po ashtu sipas traditës, familja e nuses nuk merr pjesë në dasmën e dhëndrit me të bijën e tyre.
Është e çuditshme, por këto tradita kanë ekzistuar deri vonë edhe në Shqipëri, madje në zonat e thelle të vendit mund të themi se ruhen akoma dhe nusja nuk i ngre njëherë sytë për të parë dasmorë nga turpi.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post