Ish-ministri socialist i Financave dhe ish-deputet i PS-së, Arben Malaj, akuzon Kryebashkiakun Erjon Veliaj se po qeveris me arrogancë dhe babëzi qytetin e Tiranës. Malaj ka denoncuar në rrjet gjobitjen e banorëve rezidentë në rrugën Faik Konica nga policia bashkiake e Veliajt.
“Vetëm në 6 ditët e para të 2020-ës, rezidentët e rrugës “Faik Konica” janë gjobitur 2 deri në 4 herë nga Bashkia e Tiranës vetëm se ajo e do rrugën bosh për betonieret e privatëve.
Veliaj ky shitës fiqsh dhe që bën dasmën në kala, Mazniku që fle me 900 euro nata, qeverisin me arrogancë dhe babëzi.
Veliaj me papërgjegjshmërinë dhe arrogancen e tij po i sjell Shqipërisë një gjobe 110 milionë euro.
Kur do ndalet me ligj ky keqqeverisës i pa ditur, fodull dhe arrogant. Nuk tremben shqiptarët nga arroganca e tigrave prej letre”, shkruan Malaj në rrjet, duke postuar edhe fotot e mëposhtme.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post