Historia e një gruaje, të cilën jeta e ka përballur me tragjedi të mëdha, përloti studion sot në “Shqipëria live”.Zhaklina tregoi se ditën e dasmës, babai i saj humbi jetën në një aksident. Nëna dhe vëllezërit nuk i treguan për ngjarjen, por mungesën e babait e justifikuan me mërzitjen që ai ndiente për largimin e saj nga shtëpia.
Rrëfimi i Zhaklinës preku moderatorët Erjona Rusi dhe Arjon Muça, kur ajo zbuloi se ka humbur një vajzë të porsalindur, për shkak të problemeve me zemrën.
“Atë e dërguan në Prishtinë, bashkë me bashkëshortin. Unë qëndrova në Gjakovë sepse nuk mundja të udhëtoja. Në Prishtinë vendosen që nuk kanë mundësi të kryhet ky operim. U desh ta dërgonim në Stamboll. Procedura e dokumenteve zgjati, sa erdhi bashkëshorti me marr mua në spital për të shkuar në Prishtinë për të marrë vajzën dhe për t’u nisur në Prishtinë, bashkëshortin e lajmërojnë që vajza ka pasur një krizë dhe nuk jeton më.
Edhe më i vështirë ishte momenti kur shkuam në Prishtinë, e morëm vajzën, e sollëm në Gjakovë. U tregova fëmijëve që dëshiroja që dhe ata ta shohin pasqyrë, momenti më i vështirë për një nënë ishte të varrosë fëmijën e vetë”.
Kjo histori kaq prekëse bëri që Arjoni i përlotur në lërë disa herë studion. Por, Zhaklina dëshmoi forcën me të cilën ka përballur të gjitha sfidat. Tashmë ajo është nënë e tre fëmijë dhe punon në profesionin që do.
“Por kështu është jeta, është e vështirë, ne jemi munduar të ringrihemi. Jam munduar e punë ta harroj, kam punuar shumë.
Nuk është se donim me doemos një fëmijë të tretë, po nëna ime gjithmonë më këshillonte, edhe unë ndonjëherë i thosha më lodhe me këshilla. Nëna thoshte se të resë nuk i vdesin fëmijët kurrë. Shkova te një doktoreshë, ia tregova rastin, i thashë ka ndodhur çfarë ka ndodhur. Ajo më tha dhe po të ishe operuar, do të ishte fatal i thash po tani., i thashë dëshiroj ta kem edhe një fëmijë. tani pas dy viteve, Zoti na fali djalin e tretë. Është motivi ynë. Kam kërkuar edhe ndihmën e një psikologu. I kam zbatuar këshillat e psikologut. Tani jam nënë e tre fëmijëve dhe punoj me kohë të plotë”.tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post