Mediat greke duket se i kanë dhënë fund dezinformimit mbi shkaqet e vrasjes së terroristit Kacifas në Bularat duke iu referuar burimeve të tyre zyrtare.
Kështu, Protothema raporton se sipas Drejtorisë së Përgjithshmë të Policisë Greke, Kacifas nuk u vra fare për çështje flamuri, por sepse qëlloi me armë në mënyrë të përsëritur ndaj policisë shqiptare, raporton Albeu.com.
Sipas tyre, Kacifas kishte marrë pjesë normalisht në ceremoninë e hapjes së flamurit grek në Bularat ku çdo gjë kishte kaluar pa incidente.
“Më pas, i veshue me rroba ushtarake dhe i armatosur deri në dhëmbë, ai ka filluar të qëlloj në ajër me kallashnikov”, raporton Protothema duke shkruar se kjo ka bërë që në vend të vinte patrulla lokale e policisë.
Në këtë moment ai qëllon me armë ndaj patrullës, gjë e cila ka detyruar ata që të thërrasin 17 forca të tjera shtesë.
Por, kur kanë parë se nuk ia dilnin dot me Kacifasin që qëllonte vazhdimisht me armë, raportojnë mediat greke, policia ka thirrur RENEA-n, e cila fillimisht i ka bërë thirrje të dorëzohet.
Por, pasi ai është përgjigjur me zjarr, në rrezik për jetën e tyre, RENEA ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.
Pranë trupit të tij mësohet se janë gjetur 100 fishekë të tjerë të papërdorur, një thikë ushtarake, një dylbi ushtrie si edhe mjete të tjera ushtarake.
Duket se Kacifas e kishte menduar më parë këtë përplasje me Policinë Shqiptare, e cila rezultoi fatale. /InfoShqip
Diskutime rreth kësaj post