Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit i ka sugjeruar kreut të demokratëve Lulzim Basha, që të kallëzojë penalisht në Gjykatë ish-kryeministrin Sali Berisha.
Kjo deklaratë e Ballës erdhi pas akuzave të herëpashershme të ish-kryeministrit Berisha, se Basha ka bashkëpunuar me Ballën në çështjen e Toyota Yaris.
“Do doja që Basha të qëndronte në sallë. Bashës do doja t’i sugjeroja meqë Berisha na ka akuzuar të dy për bashkëpunëtorë në çështjen Toyota Yaris të bëjë të njëjtën gjë që bëra unë me Bashën. Unë Bashën e kallëzova penalisht dhe mendoj që Basha ta kallëzojë penalisht Berishën në Gjykatë. Meqë po flasim për pastrim parash zotëria që bën zhurmë (i drejtohet Bardhit) ka qenë avokat i Bashës në atë gjyq të humbur nga Basha”, tha Balla.
Akuzave të Berishës për Bashën, Balla iu referuar si procesi i ‘karmës’. Ai thotë se tashmë demokratët janë të destinuar të dëgjojnë akuzat që deri dje Berisha ua drejtonte socialistëve.
“Nuk e di si do arrijmë të vendosim rregull po në këtë krah të sallës kur flet kushdo prej jush nuk flet askush. Unë i kërkoj Bashës ta kallëzoj penalisht, padi penale apo civile, si të dojë zotin Berisha. Por është karma. 30 vjet Sali Berisha çfarë nuk ka thënë për ne. Tani mbajeni me shëndet, ka kohë të merret me ju me muaj e vite dhe për gjërat që ju me pa të drejtë na keni akuzuar ne dëgjoni Saliun kur jua thotë ju”, u shpreh Balla.
Diskutime rreth kësaj post