Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa ka shpërthyer dje në akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa paralajmëroi madje edhe një padi kundër tij.
Gazetari i njohur nuk i ka pritur aspak mirë akuzat që ish-kryeministri Berisha ka bërë në adresë të vëllait të tij, Ardian Çipa, i cili u emërua pak ditë më parë drejtor i Policisë Korçë. Berisha në një postim në “Facebook”, ku kritikon lëvizjet në Policinë e Shtetit, e pyet Edi Ramën kush e ka detyruar të rikthejë në funksionet më të larta Çipën, që sipas Berishës ka vjedhur kasafortën e dosjeve me sekrete të krimit.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i gazetarit Çili, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale, e cilëson ish-liderin demokrat shpifës publik dhe person të përfshirë ndërkombëtarisht për korrupsion.
“Sali Berisha je një shpifës publik në këtë hapësirë komunikimi, ku në mënyrën më elementare nuk ke as respekt për drejtshkrimin! Je një shpifës publik ty dhe veshët apo gojët shëtitëse të thashethemet dhe sajimit për llogari të emrit tënd në këtë faqe. Në rastin e përmendjes së emrit të A. Çipës, me përgjegjësinë e bashkë familjarit dhe me sfidën e përballje për të vërtetën, do të detyrohesh të përballesh me drejtësinë. Si një person i njohur ndërkombëtarësh për inkriminim, korrupsion dhe bëma të tjera kundër lirive dhe të drejtave njerëzore te denoncoj. Ne rastin e përmendjes se personit me mbiemrin Çipa, do duhet të gjesh provat dhe të përgjigjesh vetëm para gjykatave”, – shkruan Aleksandër Çipa.
Gjatë paraditës së djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një shkrim në profilin e tij në “Facebook”, ku shkruan se Policia e Shtetit është e lidhur me botën e krimit, e gjitha sipas tij me “urdhër” të kryeministrit Edi Rama. Pas deklaratës për shtyp të këtij të fundit, Berisha ka ngritur disa pyetje lidhur me lëvizjet në Polici dhe me aksionet e fundit në vend.
Diskutime rreth kësaj post