Emisioni i se premtes në “Përputhen” ka qenë shumë emocionues për protagonistët në program dhe shikuesit nga jashtë.
E gjithë kjo pasi që njëri nga konkurrentët ka treguar se gjatë një aksidenti ka humbur njërën këmbë.
Hyseni pasi dëgjoi historinë dhe vështirësitë e jetës se Nikut vendosi që t’i dhuronte një makinë këtij të fundit.
Makinën ia ka dhuruar në “Përputhen Prime” ku është shprehur se e ka bëre në shenjë solidariteti dhe jo për faktin që është i pasur, por sepse ka qenë i varfër dhe në të kaluarën ka pasur vështirësi shumë.
Ky veprim u duartrokite nga konkurrentët brenda mirëpo në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë disa video ku tregojnë se në fakt Smart-in e kuq me të njëjtat targa e ka përdorur Alvisa me parë, madje ajo ka bëre edhe video të reklamave me të.
Por, pas kësaj në rrjet janë duke qarkulluar komente nga fansat ata janë serish bashkë dhe kjo e fundit është pajtuar që ti japin Nikut makinën për të marrë një tjetër./SHQIP
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post