Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka deklaruar se hyrja e Sali Berishës në Parlament, nuk do të ndikojë marrëdhëniet mes Partisë Demokratike dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nishani hedh akuza mbi Bashën dhe Ramën kur thotë se interesi i tyre është të mbajnë si çështje të ditës, debatin që është krijuar për Sali Berishën.
Ish-zyrtari i lartë i PD, i kërkon Bashës të jetë transparent me çështjen e Sali Berishës dhe për këtë i kërkon të flasë publikisht.
Kritiku i Lulzim Bashës, komenton edhe ekipin e ri të kreut të PD, duke deklaruar se kjo parti nuk ka reflektuar pas 8 viteve në opozitë.
Diskutime rreth kësaj post