Arbi Agalliu është një ndër prurjet e reja të Partisë Demokratike, i cili prej shtatorit do të përfaqësojë opozitën në parlament.
Ndonëse hyn në Parlament si pjesë e brezi të ri demokratësh, kur pyetet për Sali Berishën, Agallia thotë se ardhmja nuk duhet shkruar duke harruar të shkuarën.
“Partitë janë bërë për të bashkuar njerëzit e ideologjive të njëjta. Nëse nga partitë largojmë njerëz, atëherë humbasim nocionin e Partisë. Sali Berisha, është pjesë e historisë politike, duam ne s’duam ne. Ka kontribut të jashtëzakonshëm për PD”, tha Agalliu për A2.
Diskutime rreth kësaj post