Do të nisë të zbatohet nga dita e sotme vendimi i qeverisë për të ndaluar importin e makinave që nga viti 2009, ose siç ndryshe quhen ato me standard Euro 4.
Ky ndryshim pritet të ketë ndryshime rrënjësore në tregun e automjeteve në Shqipëri.
Aktualisht në vendin tonë numërohen rreth 560 mijë automjete së bashku me ato të tonazhit të rëndë, nga ku rezulton se 2/3 e tyre janë mbi 10 vite përdorim, ose e thënë ndryshe vit prodhim më i vjetër sesa 2009-ta.
Ky ndryshim pritet të sjellë rritje të tregut të automjeteve të reja, teksa synohet që të përmirësohet ndotja në mjedis.
Vendimi pritet që të bëjë që çmimi i makinave të vjetra që tashmë ndodhen brenda vendit të rritet.
Kjo pasi në tregun e makinave të reja aplikohen vetëm përafërsisht 3200 shitje në vit.
Sipas ekspertëve, qeveria duhet të aplikojë masa lehtësuese fiskale, sikundër ekzistojnë në çdo vend të tjetër, ku zbatohet tatim mbi vlerën e shtuar në një nivel më lehtësues, në mënyrë që t’i vijë në ndihmë shtresës së mesme.
Diskutime rreth kësaj post