Më në fund qytetarëve të Shqipërisë i është njohur e drejta për të udhëtuar lehtësisht në Greqi me patentat shqiptare.
Qeveria shqiptare ka miratuar marrëveshjen me Greqinë për njohjen e ndërsjelltë të patentave dhe tashmë vendimi ka hyrë në fuqi.
Marrëveshja parashikon që qytetarët shqiptarë nuk do të kenë nëvojë të bëjnë procedurat e kualifikimit dhe provës për të marrë leje drejtimi greke, e cila kishte një kosto financiare prej rreth 700 eurosh.
Shqiptarët mund të dorëzojnë lejen e drejtimit të marrë në Shqipëri dhe të marrin patentën greke.
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË GREQISË, MBI NJOHJEN E NDËRSJELLË TË LEJEVE TË DREJTIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./Gazeta Express
Diskutime rreth kësaj post