Gjatë prezantimit të saj në Sanremo, Alketa Vejsiu deklaroi se në edicionin e fundit të “Festivali i Këngës”, për herë të parë i ishte besuar drejtimi artistik një femre, duke iu referuar në këtë mënyrë, vetes. Kjo deklaratë ka surprizuar jo pak publikun dhe të tjera prezantuese, që në fakt, janë ngjitur në skenën e festivalit vendas në rolin e drejtueseve të këtij eventi muzikor.
Një ndër to ka qenë dhe Hygerta Sako, e cila e ka ironizuar Alketën nëpërmjet një postimi në Instagram.
Ajo ka postuar një shkrim të së motrës, e cila ka sjellë në kujtesë 4 vitet, kur Hygerta ka prezantuar “Festivalin e Këngës”. “Eh mi motra çfarë vëllai paske pas’”, ka shkruar Sako me humor dhe nuk e ka lënë me kaq.
“Mirë që paskemi qenë të gjithë burra ne që kemi prezantuar Festivalin e RTSH-së, por unë e paskam ngrënë keq, se paskam qenë burrë jo një, por plot 4 herë”, ka shkruar Hygerta me humor. Një deklaratë e tillë nga ana e Alketës u kritikua së tepërmi edhe nga ndjekësit në rrjet.
Diskutime rreth kësaj post