Dështon Shqipëria e Kristian Panuçit që të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena” ndaj Norvegjisë.
Zhgënjejnë si në rezultat asht udhe në lojë kuqezinjtë, të cilët u mundën minimalisht me një gol të shënuar në fraksionin e dytë nga Rosted , i cili ktheu në gol një harkim nga këndi.
“Shqipëria e re” e Panuçit ishte me ndryshime, ku u aktivizuan Ramadani, Qaka, Lika e Bare. Në fraksionin e parë munguan raste e rrezikshme, ku kuqezinjtë nuk mundën asnjëherë të rrezikonin seriozisht portën e Norvegjisë.
Mungonte qartësia në lojën e të besuarve të Panuçit, të cilët nuk arritën që të dilnin në asnjë moment në lojën e tyre. Goditja e parë do të vinte nga Ajeti në pjesën e dytë, që gjithashtu do të ndalej nga një lojtarëve miq.
Kur Shqipëria u duk se po gjente ekuilibrin nordikët na ndëshkuan. Ndër më të mirët në fushë mund të veçohet Strakosha që ishte shpëtimtar në shumë raste. Sinjal i qartë se Shqipëria ka ende shumë për të punuar…
Statistika dhe shifra:
Shqipëri 0
Norvegji 1
Shënues: Rosted 70’
Miqësore, e hënë, ora 19:00, stadiumi “Elbasan Arena”
Shqipëria: Strakosha, Hysaj (Lika 65′), Mavraj, Ajeti, Aliji, Xhaka, Qaka (Bare 44′), Ramadani, Roshi (Balaj 46′), Grezda, Sadiku (Lila 65′). Trajner: Kristian Panuçi. (Të gatshëm: Berisha, Hoxha, Prenga, Lenjani, Gjimshiti, Latifi, Abazaj, Gavazaj, Cikalleshi).
Norvegjia: Niland, Zvenson (Eliabdullai 46′), Nordvajt ( Rosted 63’), Ajer, Melind, Odengard (Fosun 74′), Henriksen, Johansen (Selnaes 77′), M. Eljonusi (Dahli 90+4’), T. Eljonusi, Jonsen. Trajner: Lars Lagebark. (Të gatshëm: Jarshtein, Grytebust, Lines, Regnjusen, Frederik, Gulbrandsen).
Gjyqtarë: F. Zamit, L. Portelli, M. Scerri, E. Jorgji.
Karton i verdhë: Mavraj 83’/ Johansen 76’
GOLI
70′ – Vetëm 7 minuta pasi ishte futur në lojë shfrytëzon më së miri një harkim nga këndi, duke kaluar nordikët në avantazh.
Diskutime rreth kësaj post