Republikani Donald Trump dhe demokrati Bernie Sanders fituan gjerësisht dje zgjedhjet paraprake presidenciale në shtetin e New Hampshire, Hillary Clinton pësoi humbjen e parë të thellë në një fushatë të paparashikueshme.
Guvernatori i moderuar, John Kasich ishte surpriza në këto zgjedhje duke dalë i dyti tek republikantë, ndërsa senatori i Floridas, Marco Rubio doli i pesti, duke paguar çmimin e një debati të dobët të zhvilluar të shtunën.
Sanders, senator “demokrat-socialist” 74 vjeç, që e kishte filluar fushatën e tij pa para dhe mbështetje nëntë muaj më parë, morri 59 për qind të votave demokrate, kundrejt 39 për qind të Clinton.
Diskutime rreth kësaj post