Edicioni i 58-të i festivalit të Këngës në RTSH-së do të kujtohet gjatë për polemikat e shumta që la pas. Pas fitores se Arilena Ara, ende nuk është kapërdirë nga shumë personazhe të këtij festivali humbja e Elvana Gjatës.
Prezantuesja e këtij festivali, Alketa Vejsiu, e cila doli hapur pro Elvanës, shprehu pakënaqësitë e saj, si dhe çudinë me dy anëtaret shqiptare të jurisë, të cilat votuan minimalisht këngëtaren e saj të preferuar.
Por duket se historia e këtij festivali nuk ka mbaruar me kaq.Alketa Vejsiu konfirmoi sot, me një mesazh në Instagram, se së shpejti do të dalë kanali me emrin e saj në You Tube, ku ajo do të flasë për prapaskenat e festivalit.
Me siguri do të dalin fakte të reja, mbi ecurinë, dhe mbylljen e festivalit. “Docu Fest! Gjithçka ka ndodhur në prapaskenat e këtij Festivali!”, konfirmoi Alketa, teksa ekipi i saj po punon aktualisht për të hapur kanalin me emrin e saj në You Tube.
Diskutime rreth kësaj post