Ish-kryeministri Sali Berisha nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve te 14 majit.
Ai tha se Rama ka vjedhur votën e qytetarëve, ndërsa komentoi fitoren e PS-së në Shkodër, bastion i demokratëve prej 30 vitesh.
I pyetur nëse do të dorëhiqet, Berisha u përgjigj: Kurrë. “Berisha nuk tërhiet para krimit. Kurrë“, tha Berisha.
Në fjalët e tij Berisha tha se Rama ka përdorur dhunë dhe terror ndaj eksponentëve të opozitës, ndërsa theksoi se PD-ja do të përgatisë një raport të detajuar për shkeljet dhe krimet zgjedhore që ka bërë qeveria, për t’i paraqitur më pas te monitoruesit e huaj.
Diskutime rreth kësaj post