Ka nisur shqyrtimi në KQZ i ankesave të bëra nga opozita për zgjedhjet e 25 prillit. PD kërkon pavlefshmëri në 9 qarqe dhe do që zgjedhjet të përsëriten, ndërsa LSI kërkon rinumërim në Berat dhe Durrës. Debatet po vazhdojnë që nga mëngjesi e deri më tani nuk ka ndonjë vendimmarrje.
Përfaqësuesi i LSI Altin Kaziaj deklaroi se nuk janë lejuar emigrantët që do votonin për Vangjel Tavon, duke e cilësuar ndalimin e votës së kësaj kategorie si një orientim të qartë për të goditur politikisht LSI-në.
“Kemi pasur një informacion që rreth 500 qytetarë kanë hyrë nga pikat kufitare të Jugut. Kanë qenë të ngarkuar për detyra zgjedhor për LSI. Mbështetës të LSI që jetonin në Greqi apo Maqedoninë e Veriut. Dhe ata që kanë ardhur janë ruajtur me policë”, – deklaroi ai
Diskutime rreth kësaj post