Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë për mediat pas përfundimit të zgjedhjeve të pjesshme në Rrogozhinë ku fitues doli përsëri kandidati i socialistëve, Edison Memolla.
Sipas tij, gjithçka ishte një farsë dhe provë se në Shqipëri ka vdekur vota e lirë. Në këto kushte Berisha u shpreh se rruga e vetme për të kthyer lirinë ishin protestat.
“Opozitë e vërtetë, po i bën autopsinë kësaj kalbësire, po i bën autopsinë këtij regjimi të kalbur dhe po u tregon shqiptarëve se vota në Shqipëri ka vdekur dhe se rruga e vetme për të rikthyer lirinë, votën e lirë, është përballja me protesta të fuqishme me këtë bandë që drejton sot me metodat më mafioze, Shqipërinë dhe shqiptarët,” – u shpreh Berisha.
Sipas ish-kryeministrit opozita sot nuk u surprizua nga rezultati, ndërsa theksoi se prej kohësh i kanë paralajmëruar shqiptarët për manipulimin e zgjedhjeve.
“Ndaj dhe ftoj çdo demokrat dhe demokrate, çdo qytetar dhe qytetare, që e do këtë vend, që beson se ai dhe fëmijët e tyre meritojnë një të ardhme jo si shtet mafioz, jo si narkoshtet, jo si shtet ku klanet e mafies bëjnë ligjin, asgjë nuk mund të mposhtë vullnetin e atyre që vendosin të luftojnë, të qëndrojnë për liri dhe dinjitet të vetin dhe vendit të tyre,” – deklaroi Berisha.
Diskutime rreth kësaj post