Një këngëtare e muzikës popullore të Mirditës ishte vajza e re Stela Gjoka, e cila humbi jetën mbrëmë në një aksident në Rrugën e Kombit.
Gazetari Gjergj Marku ka bërë një portret të vajzës së talentuar, e cila do të mbetet në kujtesën e artdashësve:
Ndërron jetë, e mira Stela. Ne moshe fare te re, pas nje aksidenti tragjik ne dalje te tunelit te Thirres ne autostrade, nderroi jete kengetarja Stela Gjoka.
Mbaj mend qe me kerkoi te vinte qe nga Kosova per ne “Mirdita Turistike 2017” me Prena Becin, sepse e donte shume Mirditen dhe grupin artistik, sidomos kur ai performonte ne Dasmen Turistike, ndaj ate dite korriku ajo ishte pjese e kanges se granise ashtu e urte, e qeshur dhe tejet korrekte. Me pastaj dhe ne klipin “Doruntina e Mirdites”.
Jane dy foto qe i kam shkrepur, me sa duket, per ta mbajtur ne kujtese ashtu te qeshur, gjithe miresi e shpirbardhesi te miren Stela!
Ngushellime te thella e te sinqerta, familjes, te afermeve dhe dashamireve te saj, nga artistet e Ansamblit Mirdita!”
Diskutime rreth kësaj post