Bashkëshortja e artistit shqiptar, Agron Llakaj, humbi jetën një muaj më parë. Kostandina vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mundi t’a fitonte dot betejën.
Lajmin e trishtë e dha vetë aktori i dashur për publikun shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruante se gjysma e tij më e mirë iku drejt Parajsës…
Po ashtu, ditën e sotme, aktori ka bërë një dedikim tepër të ndjerë në rrjete sociale. U bë një muaj që nga humbja e Kostandinës dhe Agroni shkruan:
“Imja Kostandina. Një muaj pa ty. Përpëlitem në vuajtje pa fund dhe s’di. Kam nevojë për këtë fytyrë, për këtë dorë, për këta sy. Ike dhe më more kuptimin e jetës. U bëre dhimbje!”.
Diskutime rreth kësaj post