Një vajzë e re 22 vjeçe nga Kalifornia arriti të binte plot 108 kilogramë nga pesha e saj. Por ndryshe nga sa e priste, Amber Forril nuk ndihet më mirë, përkundrazi.
Shkak është bërë lëkura e tepërt që i ka mbetur në trup, e që ajo thotë se i ka shkatërruar vetëvlerësimin.
Amber i është drejtuar një faqeje për mbledhje fondesh, me shpresën se njerëzit do ta ndihmojnë duke i dhënë para për të kryer ndërhyrjen për heqjen e lëkurës së tepërt, një pasojë e zakonshme tek ata që kanë rënë shumë në peshë.
Duke folur për “Daily Mail” ajo tha se gjatë gjithë jetës kishte vuajtur me peshën e saj trupore, dikur 181 kilogramë. Falë një diete të rreptë, ajo arriti të binte 30 kilogramë dhe më pas iu nënshtrua ndërhyrjes për heqjen e pjesës tjetër dhjamore.
Në më pak se një vit, Amber humbi 108 kilogramë, duke arritur peshën ideale. Megjithatë ndryshe nga sa priste e reja e gjeti veten duke jetuar me një tjetër makth, lëkurën e tepërt, për të cilën thotë se ndjen neveri.
Diskutime rreth kësaj post