Hulumtimet e reja kanë identifikuar një mekanizëm kyç që tregon se si ushtrimet fizike mund ta ndihmojnë trurin në mënyra të caktuara përmes së cilave lehtësohet varësia nga substancat e caktuara, siç është duhani.
Shkencëtarët britanikë edhe më parë kanë konstatuar se vetëm pesë minuta ecje mund t’i lehtësojë simptomat që shkaktohen nga lënia e duhanit.
Ata besojnë se ushtrimet fizike ndihmojnë në lirimin e dopaminës (hormon i disponimit të mirë) dhe rrjedhimisht zvogëlohet dëshira për nikotinë.
Ndër tjerash, furnizimi konstant me dopaminë ka edhe përfitime tjera marramendëse: e përmirëson kujtesën, e lufton depresionin, shkakton humbjen e peshës dhe ndihmon në shmangien e sëmundjes së Parkinsonit.
Ekspertët rekomandojnë të bëni ushtrime aerobike, të cilat e rrisin pulsin e zemrës dhe qarkullimin e oksigjenit përmes gjakut.
Sipas tyre, ky lloj i ushtrimeve fizike ndërlidhet me zvogëlimin e shumë problemeve shëndetësore, duke përfshirë diabetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe artritin.
Ndër tjerash, ushtrimet aerobike e zvogëlojnë edhe stresin, ankthin dhe e luftojnë depresionin.
Pra, thënë më thjesht, ushtrimet fizike përveç se iu ndihmojnë të jeni të shëndetshëm fizikisht e mendërisht dhe të keni një trup seksi, gjithashtu ju ndihmojnë edhe t’i lini anash shprehitë e këqija si duhani.
Diskutime rreth kësaj post