Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj e ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson gjatë punimeve të takimit vjetor të Ministrave të Jashtëm të koalicionit botëror kundër ISIS që po mbahet në Washington
Hoxhaj e ka falënderuar Sekretarin Tillerson për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës duke theksuar në veçanti raportet e shkëlqyera mes dy vendeve.
Ky takim i Hoxhajt me Tillerson vjen pas takimit të Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli me Presidentin Trump javë më parë.
Koalicioni global kundër ISIS udhëhiqet nga SHBA-ja dhe mbahet rregullit çdo vit ku Kosova është pjesë përbërëse./GazetaExpress/
Diskutime rreth kësaj post