Gazetari, Artan Hoxha, ka reaguar pas kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetajt. Përmes një statusi në “Facebook’, Hoxha thotë se kjo kërkesë erdhi si shkak për të mbuluar skandalin e Fushë-Krujës, ashtu siç vetë Hoxha e kishte paralajmëruar.
Gazetari thotë me ironi se kryeministri Edi Rama, siç e quan ai komandanti, nuk zhgënjen kurrë, ndërsa shton se kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt erdhi pasi ky i fundit u largua nga vendi.
“Komandanti nuk me zhgenjen kurre… Ashtu si parashikova te shtunen, se per te mbuluar skandalin e Fushe Krujes, do të plaste nje skandal me te madh per te mbuluar te parin, ashtu beri…
Ja ku jemi sot… “Papritur” dhe “pakujtuar” kerkohet arrestimi i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj…
Arben Ahmetajn aty e kishim qe prej nje viti, pse duhej ta “arrestimin” me patjeter sot, pasi u “siguruan” qe e ka kaluar kufirin shendoshe e mire???!!!! Ja ku e keni “temen e dites” per te kaluar vapen e ketij meskorriku…
Ndodhi skandali i abuzimit dhe korrupsionit me Safetin, kandidatin e perzgjedhur dhe promovuar direkt nga komandanti, menjehere me pas plasi “skandali me muxhahedinet”…
Ndodhi skandali me Rrajat në Fushe Kruje, qe atakon direkt kryeministrin dhe tregon degradimin e pushtetit, menjehere me pas plaset “arrestimi i ish-zevendesit te kryeministrit”…. Te lumte Komandant, je magjistar i vertete per ta lene miletin me goje hapur….”-shkruan Artan Hoxh
Diskutime rreth kësaj post