Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha ka akuzuar sot Lulzim Bashën se po i vë në tavolinë kryeministrit Edi Rama mandatin e dhënë nga demokratët.
Pas ‘betejës’ së nisur nga Berisha, Hoxha thotë se Basha do të shkarkohet nga posti i kreut të PD dhe se pas kësaj do të krijojë partinë “Republika e Re”. Sipas ish-nënkryetarit të FRPD, e vetmja rrugë shpëtimi për Bashën, do të jetë bashkëqeverisja me Ramën.
Deklarata e Hoxhës:
“Pengu Basha paska në plan të krijojë partinë Republika e Re, pas shkarkimit!
E vetmja rrugë shpëtimi për të mbetet bashkëqeverisja, përmes së cilës mendon se do ushqejë egon e oportunistëve me disa poste. Për herë të dytë i vendos Ramës në tavolinë mandatin e dhënë nga demokratet.
Shpërdorimi i mundit të opozitarëve për 8 vite nuk do të ketë kurrë sukses. Fundi i Pengut Bashë do të jetë turpi!”, shkruan Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post