Indrit Hoxha sekretar i FRPD-së, thotë se Basha e ka përjashtuar Nokën që mos të marrë pjesë në mbledhjet e kryesisë së grupit parlamentar. Madje sipas Hoxhës, me këtë veprim, Basha u ka shtuar adrenalinën mbështetësve të PD-së.
“Basha është në panik të madh, i merr vendimet si skuth. Nokën e ka përjashtuar nga kryesia e grupit parlamentar që mos të marrë pjesë në mbledhje, e ka zënë aq shumë paniku sa nuk guxon asnjeri që të përmendë emrin e Berishës. Me këtë lëvizje i ka shtuar adrenalinën demokratëve që të mbështesin Berishën. Basha ka shpërndarë urdhër që njerëzit që mbështesin Berishën nuk duhet të jenë pjesë e Kongresit Kombëtar të PD-së”, u shpreh Hoxha në Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post