Gazetari Artan Hoxha ka shpjeguar në mënyrë kronologjike të gjitha arrestimet më të rëndësishme që janë bërë sipas tij, pas të cilave qëndron Ambasada e SHBA-së në vendin tonë.
Që nga prangosja e Adriatik Llallës e deri te Vangjush Dako, gazetari thekson se janë 5 çështje të cilat nuk do ishin trajtuar në këtë formë nëse nuk do të kishte qenë e përfshirë direkt Ambasada Amerikane.
Artan Hoxha: Për ta kuptuar më mirë se si ka funksionuar deri më sot sistemi i drejtësisë. Në 4 çështje të rëndësishme, ose më të rëndësishmet ku ka qenë e përfshirë direkt Ambasada Amerikane është finalizuar me dënim. Personi i parë i shpallur non-grata në Shkurt të 2018-ës që është ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Pra është i dënuar në mungesë. Çështja e dytë është ish-drejtuesi i Transportit Rrugor në Sarandë Kelmend Balili. Kujtoni që Ambasada Amerikane për 2 vjet e 8 muaj rresht, mëngjes, drekë, darkë i thoshte Kryeministrit ke kapur Escobar-in. I treti është Saimir Tahiri është një çështje nga fillimi deri në fund e ndjekur nga Ambasada Amerikane dhe mendoj që nëse Ambasada do ta merrte vesh se Tahiri do të lirohej, ata mund ta pengonin. Nuk e kanë marrë vesh dhe ka ndodhur kjo gjë. Dhe çështja e katërt është ajo e Emiljano Shullazit, pra ata kanë marrë nga një model në pozicione, hierarki të ndryshme të shoqërisë. Nëse çështja nuk do të ndiqej nga Ambasada Amerikane, Emiljano Shullazi nuk do kishte shans të merrte këtë dënim apo të trajtohej çështja në këtë formë.
Këto katër çështje që janë personazhe shumë të rëndësishme në kohë të caktuara të zhvillimit të vendit, këta janë ndëshkuar dhe dënuar vetëm e vetëm se ka qenë mbrapa Ambasada Amerikane. Kjo besoj se është çështja e 5-të që ata po e ndjekin. Të 5-ta këto çështje janë çështje ku amerikanët janë investuar dhe në gjithë hierarkinë që bëra, personazhi më i rëndësishëm për mua mbetet Vangjush Dako.
Diskutime rreth kësaj post