Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, para gazetarëve, ku e pranishme ishte edhe Gazeta Metro, ka ripërsëritur kërkesën e Departamenti Amerikan i Shtetit që urgjentisht të merret parasysh kërkesa për shtyrje të vendimit të targave dhe të mos ketë gjoba për targat.
Hovenier ka ritheksuar kërkesën e tij siç ka thënë ai, jo të re, si dhe të DASH, që urgjentisht të shtyhet afati për riregjistrimin e tabelave për serbët e Kosovës.
Gjithashtu ka shprehur shqetësimin për afatin që qeveria Kurti ka vendosur me 21 nëntor për t’i gjobitur ata që nuk pranojnë t’i konvertojnë targat në RKS.
Hovenier ka thënë se urgjentisht të konsiderohet kërkesa e SHBA’së për shtyrjen e afatit të targave nga Qeveria Kurti.
Ndërsa është shprehur i shqetësuar për situatën e tensionuar në veri, pas daljes së serbëve nga institucionet e Republikës së Kosovës, dhe ka shprehur frikën se situata mund të përshkallëzohet edhe më shumë, nëse Kosova nuk ndërmerr hapa nga qeveria e Kosovës.
“Ne nuk po kërkojmë implementim të shkallëzuar apo shtyrje të pjesshme, posaçërisht jemi të shqetësuar për mundësit e gjobës apo veprimet e tjera që mund të merren e që hynë në fuqi me 21 nëntor, dhe ja kemi shprehur këto shqetësime qartë qeverisë”, tha Hovenier.
Fjala e plotë e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier:
“Janë disa gjëra që dua t’i them paraprakisht pasi mendoj që do ishin përgjigje për pyetjet që mund t’i keni, dua që të shtroi qartë atë sesi SHBA e shohin situaten, dhe çfarë është ajo se çfarë po kërkojmë.
Gjëja e parë që do ta them, nuk do të them diç që është e re, këto i keni dëgjuar nga autoritetet në Washington, dje nga zëdhënësi i DASH, poashtu edhe nga ndihmësja e sekretarit të shtetit Karen Donfried, dhe i keni dëgjuar disa nga nga këto edhe nga unë poashtu. Është mirë ta bëjë një përmbledhje.
Pika e parë, ne besojmë se tërheqja e serbëve nga institucionet kosovare nuk është zgjidhja për mosmarrëveshjet e tanishme, dhe ne jemi të brengosur se kjo ka potencialin për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren. Kosova është në gjendje e saj më të mirë, kur të gjithë popullata e saj përfaqësohet në institucionet e saj. SHBA’të së bashku me partnerët e saj kemi punuar shumë për ta arritur këtë. mendojmë se kjo është me të vërtetë prioritet. Dhe jemi të shqetësuar për gjendjen e tanishme dhe mundësin për eskalim dhunë të mundshme, dhe gjithësi edhe impaktin që kjo situatë ka në funksionimin e shtetit të Kosovës.
Diçka që mendojë që për të gjithë ne është prioritet, kështu janë disa gjëra shumë specifike që i kemi kërkuar qeverisë që t’i bëj.
Pika e parë është, nejse, dua që të them se kemi kërkuar nga të gjitha palët që të ndërmarrin hapa për të siguruar qetësin e tensioneve, paqen dhe sigurinë. Dhe besojmë që si Prishtina dhe Beogradi kanë rrolin e tyre për të ndikuar në uljen e tensionit dhe për të inkurajuar paqen dhe stabilitetin. Sa i përket kërkesës për qeverinë e Kosovës ne besojmë se si Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që gjithmonë, janë nënshkruar përmes procesit të dialogut. Dhe kjo do të përfshinte dhe ne besojmë që më urgjent se asnjëherë më parë. Nisja ne negociatave për themelimin e asociacionit të komunave me shumicës serbe. Me duhet të jem i qartë poashtu as kjo nuk është e re. Ne nuk po i kërkojmë qeverisë së Kosovës të bëj diçka në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, apo diçka që nuk është në përputhje me vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese. Këto janë parametra të arsyeshme, dhe konsiderojmë që janë të duhura. Siç e kemi thënë po e them edhe tani ne nuk do të mbështesnim një ‘Republika Serpska’, por këtu kemi një urgjencë që është identifikuar nga komuniteti dhe është e rëndësishme për ta që ata të ndjehen se janë pjesëmarrës në një mënyrë që atyre ju duket e pranueshme dhe inkurajuese. Inkurajuese që të dëgjohet zëri i tyre dëgjohet t’iu mbrohen të drejtat poashtu. Kjo është diçka që iu kemi kërkuar disa qeverive të Kosovës që të zbatohet tashmë. E përsëris se kjo tashmë është një nevojë urgjente.
Edhe gjeja tjetër që po kërkojmë nuk është e re, ne jemi të shqetësuar për afatin kohor të procesit të implementimin e vendimit të qeverisë për tabelat e regjistrimit. Ne besojmë që duhet të shtyhet në tërësi. Ne nuk po kërkojmë implementim të shkallëzuar apo shtyerje të pjesshme, posaçërisht jemi të shqetësuar për mundësit e gjobës apo veprimet e tjera që mund të merren e që hynë në fuqi me 21 nëntor, dhe ja kemi shprehur këto shqetësime qartë qeverisë. Po e përsëris edhe njëherë nga këndvështrimi i qeverisë së SHBA’së, nuk është e paarsyesme për qeverinë e Kosovës të synojë të lëshojë targa për qytetarët e shtetit vet, e kemi theksuar në disa raste se vendimi i qeverisë është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Por që nga fillimi kemi shprehur shqetësimin për mënyrën se si do të implementohet. Ne besojmë që që kjo është edhe me urgjente në rrethanat e tanishme, ne kemi kërkuar qeverisë të mos vazhdojë me këtë planë në fillim të muajit. Këto janë gjërat që doja t’i them fillimisht se si e shohim situatën.” ka thënë Hovenier para gazetarëve.
Diskutime rreth kësaj post