Dashi
Sot nuk duhet të bëni asgjë që mund t’ju vër në kundërshtim me kolegët dhe miqtë. Përpiquni të fitoni besimin e tyre dhe të jeni tolerantë. Mos kritikoni këdo. Edhe në dashuri tregoni kujdes.
Demi
Dërgoni buzëqeshje atje ku ka tension dhe frikë. Provoni të kuptoni ndjenjat e të tjerëve. Sot humori juaj do të jetë i lëkundur, ndaj mundohuni të pushoni pak.
Binjakët
Një letër do t’ju sjell lajme të mira. Udhëtimet dhe marrëdhëniet me të panjohurit do të mbushin ditën tuaj. Të lindurit e ditës së premte duhet të tregojnë kujdes ndaj tradhtisë, në të dyja anët.
Gaforrja
Sot do të “kapeni” me personat veçanërisht të mërzitshëm dhe të bezdisshëm. Por zgjidheni gjithçka me një dozë të mirë durimi dhe tolerance. Në dashuri këshillohet të mos merrni vendime.
Luani
Sot është një ditë e mirë për të rikuperuar raportin me një njohje të vjetër që e keni shumë për zemër. Mundësi sqarimi. Nga larg do të merrni lajme të mira prej miqve ose të afërmeve.
Virgjëresha
Do të jeni aktiv dhe ironik. Kontaktoni me persona që merren me artin. Mërzitje në shtëpi. Por Venera do t’ju sjell të gjithë humorin e mirë në mbrëmje ndërsa do të jeni në formën më të mirë.
Peshorja
Dita e sotme për disa mund të jetë veçanërisht tërheqëse nga pikëpamja e dashurisë dhe e miqësisë. Ndërsa disa të tjerë do të lajkatohen nga dikush: mos u ndalni për ta dëgjuar.
Akrepi
Jini të ndershëm me veten tuaj dhe përpiquni të rikuperoni atë marrëdhënie që e konsideroni më të rëndësishme për veten. Ndërkaq e sotmja nuk është ideale për të bërë shpenzime.
Shigjetari
Thashethemet që do të dëgjoni për veten do të mund t’ju bëjnë të ndiheni keq, ndaj përpiquni të “mbyllni” veshtë! Jini të kujdesshëm në çështjet e biznesit. Përqendrohuni në jetën private.
Bricjapi
Nëse gjërat që do të bëni sot do t’ju duken të shumta, atëherë përpiquni që të seleksiononi ato që për ju janë më të rëndësishmet dhe bëjini ato sa më mirë.
Ujori
Grindje në familje dhe mes të afërmve për çështje parash. Sot në punë, në studio, apo në biznesin tuaj përpiquni të jeni të përulur dhe të mos i “shkarkoni” te të tjerët problemet tuaja.
Peshqit
Bëni ekonomi për gjithçka, kurseni kur të mundni dhe mos i jepni rëndësi dikujt që do t’ju thotë se jeni kurnac. Në fund të fundit gjithsecili i zgjidh problemet e tij sipas mënyrës së vetë.
Diskutime rreth kësaj post