DASHI – Ju nuk shquheni për durim apo diplomaci dhe në ditët në vazhdim do ta demonstroni konkretisht këtë, sepse pavarësisht përpjekjeve tuaja që i keni shfaqur në njëmijë mënyra, dikush do të vazhdojë të ushqejë dyshime dhe do të heqë dorë nga disa gjëra. Ju s’do të pajtoheni me këtë dhe do të ndiheni të lodhur. Për pasojë, të lindurit e kësaj shenje do të jenë në kërkim të horizonteve të reja, larg normalitetit. Të enjten Saturni do t’ju bëhet pengesë për realizimin e një projekti që e keni për zemër. Mos u mërzitni, por përpiquni të përshtateni me vonesat që do të hasni. Të dielën mundohuni të gjeni qetësinë.
DEMI – Mjaft shfaqët shenja vetëkënaqësie, por provoni të reagoni ndaj gjithçkaje që nuk ju pëlqen shumë dhe nuk funksionon. Filloni të reagoni të martën, kur forca e Hënës do t’ju kujtojë se ka ardhur momenti të angazhoheni për mirëqenin tuaj. Por nuk mbaron me kaq, sepse e gjithë kjo energji do të japë rezultatet në fundjavë. Nën ndikimin e Venusit, të gjitha përpjekjet tuaja do të japin rezultat. Tensionet dhe energjia do të vijnë në rënie për të lindurit e dy dekadave më parë.
BINJAKET – Nëse Mërkuri dhe yjet nuk ndikojnë pozitivisht në shenjën tuaj, s’ju mbetet veçse të bëni diçka: të argëtoheni dhe të shtyni për më vonë gjërat që ju duken të vështira dhe që kërkojnë shumë logjikë. Kini besim se hëna e plotë e ditës së martë do të ndikojë që të ndiheni shumë energjikë dhe do t’ju japë mundësinë që të lini për më vonë angazhimet e shumta. Jepuni rëndësi gjërave të bukura, atyre që do të përmbushin boshllëqet e shkaktuara nga planeti juaj. Në fundjavë do të takoni njerëz interesantë dhe do të gjendeni në situata të këndshme.
GAFORRJA – Ndonjëherë është e vështirë të bashkërendohen logjika dhe emocionet. Kështu, në ditët në vazhdim do të vendosni t’u lini më shumë hapësirë emocioneve e do të jeni disi më ëndërrimtarë. Por dikush mund t’ju kthejë në realitet dhe t’ju kujtojë që duhet t’i përkushtoheni punës dhe gjërave praktike. Angazhohuni shumë në mënyrë që të sistemoni gjithçka. Fundjava për të lindurit e shenjës së Gaforres parashikohet shumë e bukur/
LUANI – Ndonjëherë, pikërisht atëherë kur ndihemi në sintoni me veten, mund të dallojmë limitet tona dhe t’i ndreqim. Të martën, për shembull, Hëna e plotë do të ndikojë që të bëni disa ndryshime në stilin tuaj. Kjo është një iniciativë e shkëlqyer. Të premten, bashkëveprimi i Uranit me Diellin do të bëjnë që të ndiheni më kërkues ndaj atyre që keni pranë. Shumë shpejt do të ndieni dhe rezultatet e kësaj mënyre të vepruari. Situata juaj do të përmirësohet shumë në fundjavë.
VIRGJERESHA – Tashmë jeni mësuar me pasigurinë që ju dhuron Mërkuri, planeti juaj udhëzues që dhe për disa ditë do të lëvizë në mënyrë të paqartë. Megjithatë, kjo mungesë qartësie nuk do t’ju pengojë të merrni iniciativa si në aspektin ekonomik edhe në atë praktik ditën e martë. Pikërisht atëherë do ta keni dhe më të qartë se si duhet të veproni. Më pas, nën ndikimin e Venusit do të kuptoni se zgjedhjet tuaja ishin të duhurat. Dikush prej jush mund të shfaqë dëshirën që të angazhohet në maksimum, por mos harroni se yjet ju diktojnë që të mos nxitoheni.
PESHORJA – Ata që besojnë në astrologji e kanë të qartë se yjet dhe planetët ndikojnë në fatet tona. Të hënën, për shembull, Hëna e plotë do të shkëlqejë pikërisht në shenjën tuaj dhe do të ndikojë që t’i shikoni gjërat me sy kritik dhe në mënyrë më objektive se zakonisht. Ky është momenti i takimit me fatin, ku do t’i kuptoni gjërat më mirë dhe do të jepni gjykimin tuaj. Më pas do të mundeni dhe të reagoni. Kështu, shumë shpejt do të merrni rezultate interesante. Duke filluar nga e shtuna do të jeni protagonistë të një stili më të mirë jetese. Lum si të lindurit e shenjës së Peshores.
AKREPI – Këtë javë do të mbizotërojë qetësia dhe ky është momenti më i mirë për të reflektuar dhe për të vënë rregull në mendimet tuaja. Ngjarjet do të rrjedhin me shpejtësi dhe mundohuni që të mos përfshiheni shumë në të tashmen, sepse është më mirë kështu. Mundohuni që të mos sforcoheni shumë ditën e premte dhe mbylleni bukur javën tuaj të qetë nën ndikimin e Venusit mik për shenjën tuaj, i cili do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë njerëzit tuaj të dashur. Do të argëtoheni shumë.
SHIGJETARET – Kjo do të jetë një javë interesante për të lindurit e kësaj shenje. Përpiquni që të martën të shfrytëzoni ndikimin e yjeve që të bëni diçka për një mikun tuaj, ndoshta për të përmirësuar raportet tuaja, për të sqaruar dyshimet dhe që të çliroheni nga energjitë e këqija. Bëni kujdes të premten, kur falë takimit të Uranit dhe Diellit mund të ndiheni më kureshtarë. Pikërisht atëherë nevoja për të ëndërruar dhe për t’u ndier të lirë do të jetë e papërmbajtshme. Shëndeti dhe mirëqenia do të vijnë duke u përmirësuar në fundjavë.
BRICJAPI – Duke sfiduar pasigurinë që ju jep Saturni në ditët në vazhdim, të lindurit e shenjës së Bricjapit do të shqyrtojnë me vëmendje planet dhe projektet që kanë të bëjnë me të ardhmen, sidomos në aspektin profesional. Vendim i shkëlqyer, sepse pikërisht kur planetët na diktojnë që të tregohemi më të kujdesshëm mund të analizojmë e gjykojmë më mirë situatat dhe ju e keni kuptuar këtë. Kështu, mos u jepni shumë rëndësi shpërthimeve diellore, sepse s’do të ndodhë asgjë interesante. Të shtunën do të ndiheni më optimistë.
UJORI – Në këtë periudhë do të jeni disi dyshues dhe të mendueshëm. Do të pyesni veten çfarë ju pëlqen, çfarë ju intereson e ku do të donit të shkonit. Këto dyshime do t’ju shumëfishohen falë pasigurisë që ju dhuron Saturni, por gjithsesi s’do të ndodhë asgjë drastike. Të premten, personi juaj i zemrës do të shfaqë një energji interesante e një forcë të papërmbajtshme, me të cilën do t’ju duhet të përballeni. Ndoshta do të vendosni të pranoni propozimet e papritura që do t’ju vijnë. Të shtunën do të ndiheni të lumtur nën ndikimin e Venusit.
PESHQIT – Do të përpiqeni ta shfrytëzoni në mënyrë më inteligjente forcën e Venusit që ndieni brenda vetes. Kështu, ndërkohë që dikush do të marrë vendime që i përkasin aspektit ekonomik dhe praktik, ju do të tërhiqeni nga diçka që ju pëlqen dhe ju emocionon. Të shtunën Venusi do të ndikojë sërish në shenjën tuaj, duke bërë që t’ju shkaktohen emocione të forta. Megjithatë, s’do të kënaqeni thjesht me rolin e spektatorit. Të premten, nën ndikimin e Diellit, do të ndiheni të detyruar të reagoni përpara një situate që nuk e toleroni dot më.
Diskutime rreth kësaj post