E keni lexuar?! Ja çfarë ka rezervuar horoskopi për ju në këtë muaj festash! Është periudha më e bukur e vitit. Lexoni se çfarë thotë horoskopi i sjellë për ju nga Lajme.al
Dashi
Dashuria: gjysma e dytë e muajit do të jetë shumë përfituese për ju, sidomos nëse jeni diku në pushim dhe mund të shijoni ndonjë aventurë të dashurisë. Gjithçka varet nga ju se si e shfrytëzoni momentin. Kushtoni rëndësi shenjës së Binjakëve, sidomos nëse nuk jeni akoma në ndonjë lidhje. Ky muaj do të jetë shumë i mirë në aspektin familjar, duke u fokusuar në gjërat që nuk jeni të kënaqur.
Shëndeti: sistemi juaj nervor është i stërmunduar andaj edhe duhet të pushoni mirë. Përndryshe, problemet shëndetësore mund të jenë pengesë në funksionimit e mëtejmë të trupit tuaj. Mjafton ta ndryshoni pak ambientin ku ndodheni.
Puna: nuk jeni të kënaqur me statusin tuaj profesional. Megjithatë, gjatë këtij muaji keni mundësinë të shkëlqeni, duke pasur edhe mbështetjen e bashkëpunëtorëve.
Nëse keni biznes personal, mund të rregulloni horizontin e suksesit tuaj. Nëse dëshironi të përforconi lidhjet në punë, duhet të përmirësoni komunikimin me të gjithë që keni interesin e mirë. Nuk rekomandohet marrja e parave hua nga persona që nuk keni besim. Gjysma e parë e muajit do të jetë më shumë e dobishme se gjysma e dytë.
Demi
Dashuria: nëse akoma nuk e keni gjetur dashurinë, para jush ekziston një pengesë dhe detyrë më e vështirë. Mundohuni të udhëtoni diku ose në ndonjë institucion financiar. Kushtoni vëmendje Binjakkëve dhe Virgjëreshës. Nëse jeni në lidhje, mënyra më e mirë për ta forcuar lidhjen është të shkoni diku në pushime. Keni përmirësim në planin familjar.
Shëndeti: edhepse keni ngarkesë psikike, ky muaj do të jetë përmirësim i parametrave tuaj shëndetësor. Me mënyrë të shëndetshme të të ushqyerit, me shumë pemë dhe perime mund të përmirësoni problemet më të mëdha si dhe qarkullimin e gjakut. Pushoni sa herë që ndjeni lodhje.
Puna: ju nervozon stagnimi momental në fushën profesionale. Duhet të përmirësoni komunikimin tuaj nëse dëshironi përmirësim, mundohuni të jeni mbështetje për bashkëpunëtorët dhe personat përreth jush. Mundohuni të konsultoheni me persona të besueshëm para se të realizoni ndonjë projekt të mundshëm.
Binjakët
Dashuria: ky është muaji më i mirë për dashuri, kur bëhet fjalë për shenjën tuaj. Nëse nuk keni partner, kushtoni rëndësi Demit apo Peshores. Nëse keni lidhje të gjatë, freskoni lidhjen duke shkuar në ndonjë destinacion që nuk keni qenë më parë apo ndonjë pushim relaksues.
Shëndeti: jeni të lodhur nga obligimet e përditshme. Duhet të gjeni patjetër kohë të lirë që t’ia kushtoni vetes. Vlerësoni veten sepse nëse e bëni këtë edhe të tjerët do të ju duan e respektojnë.
Puna: në aspektin e punës, gjërat do të përmirësohen pas gjysmës së muajit. Nëse i merrni obligimet me përgjegjësi më të madhe dhe seriozitet, sigurisht do të arrini efektin e dëshiruar. Përforconi komunikimin, armën tuaj më të fortë. Energjinë e madhe që e keni do të ju sjell përfitime të mëdha financiare. Nëse ju duhet një partner për biznesin tuaj, kërkoni ndihmë nga Gaforrja apo Luani.
Gaforrja
Dashuria: nëse shkoni për pushime jashtë vendit, aty mund të njoftoni ndonjë dashuri të re. Nëse nuk keni planifikuar ndonjë pushim të mundshëm, atëherë duhet të prisni më gjatë deri sa të takoni dikë. Nëse jeni në lidhje, do të stabilizoni marrëdhëniet tuaja emocionale në gjysmën e dytë të muajit.
Shëndeti: periudha stresive nga muaji i kaluar do të ju ndjekë edhe deri në gjysmën e dytë të këtij muaji. Ndani kohë për pushim të përditshëm, përndryshe do të keni probleme me rrugët e frymëmarrjes.
Puna: nuk jeni aspak të kënaqur me planin profesional. Nëse ju intereson se çfarë ju pengon, përgjigja e saktë do të ishte emocionet tuaja. Këto janë pengesa më e madhe në arritjet dhe përparimin tuaj në punë. Mundohuni të përmbani veten dhe do të vëreni përmirësim mënjëherë.
Luani
Dashuria: mund të gjeni dashuri të re në ndonjë udhëtim të shkurtër apo në ambientin ku punoni. Nëse ju intereson ndonjë person kërkojeni në shenjën e Peshores apo ndonjë person të këndshëm. Nëse jeni në lidhje, mund të arrini përmirësim në gjysmën e muajit. Sipas intv, çelësi i një lidhje të shëndetshme është raporti i sinqertë.
Shëndeti: nëse nuk keni mundësi të shkoni diku në pushim atraktiv, atëherë krijoni vetes hapësirën e nevojshme për të pushuar. Ndryshimi i rutinës ndikon pozitivisht në shëndetin tuaj.
Puna: muaji i kaluar ishte një mundësi e mirë për karrierën tuaj. Nëse nuk i shfrytëzoni paramterat, do duhet pastaj të mundoheni shumë. Komunikimi i mirë është çelësi për mirëqënie dhe përparim në ambientin e punës. Kërkoni mbështetjen nga Binjakët dhe bashkëpunoni me persona të besueshëm.
Virgjëresha
Dashuria: në gjysmën e dytë të muajit do të keni oferta për lidhje. Nëse nuk jeni akoma në lidhje, apo jeni të pakënaqur me partnerin tuaj aktual, mund të kërkoni personin tek shenja e Peshqve apo Shigjetarit. Mos u shqetësoni, do të vijnë ditë më të mira të dashurisë.
Shëndeti: stresi ndikon shumë në gjendjen tuaj emocionale, prandaj mundohuni të pushoni sa më shumë, të merreni me ndonjë krijim, të balansoni dietën ushqyese dhe të shkoni nëpër pushime verore. Më mirë të harxhoni të holla për pushime se sa për mjekim dhe barëra.
Puna: gjatë këtij muaji do të realizohen planet tuaja profesionale. Nëse keni qenë të vyeshëm do të arrini satisfaksion të madh. Duhet të jeni të durueshëm dhe të prisni me maturi përfitimet financiare. Përmirësoni akoma më shumë komunikimin tuaj me bashkëpunëtorët, do të arrini mundësi të shkëlqyera.
Peshorja
Dashuria: raporti juaj me aferat është afatshkurtë. Nëse nuk jeni të kënaqur me partnerin do të gjeni shumë lehtë mënyra për kënaqësi. Nëse kërkoni dashuri të re, mund ta gjeni gjatë ndonjë udhëtimi apo ndoshta në rrethin më të afërt të ambientit punues.
Shëndeti: mund të keni probleme me mbipeshën dhe shtimin e kilogramëve të tepërt si pasojë e mos ngrënies së balansuar. Zvogëloni ushqimin e pashëndetshëm dhe shtoni aktivitetet fizike. Shtoni më shumë lëngje që të ruani linjën trupore dhe shëndetin.
Puna: gjatë këtij muaji do të përparoni në aspektin e punës andaj edhe shfrytëzojeni në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse jeni të vyeshëm edhe do të shpërbleheni, kuptohet në mënyrë financiare. Ndoshta nuk jeni shumë të kënaqur me të arriturat tuaja por me mund dhe përkushtim do të arrini majat e suksesit.
Akrepi
Dashuria: ky muaj do të jetë i përmbushur me shumë flirtime të fshehta, të paktën kështu thonë yjet. Nëse nuk keni partner, kërkoni tek Peshorja. Nëse jeni në lidhje dhe keni konflikte që duhet t’i zgjidhni, këtë më së miri mund ta bëni me dhurata dhe raport seksual intim.
Shëndeti: stresi është faktori kryesor i problemeve shëndetësore. Pushoni më shumë, rregulloni gjumin dhe krijoni balans ndërmjet ushqimit dhe ushtrimeve.
Puna: situata në aspektin profesional do të rregullohet në gjysmën e dytë të muajit. Përgatituni për lodhje të shumta dhe strese të vazhdueshme por që do të shpërbleheni për mundin e dhënë. Merruni me realizimin e projekteve të ndryshme, angazhohuni në punë dhe mos i besoni të gjithëve, ngushtoni rrethin tuaj.
Shigjetari
Dashuria: ky është vit i fillimeve të reja, pa marrë parasysh a jeni në lidhje apo beqar. Nëse jeni të lirë, kërkojeni dashurinë nëpër ambiente ku ka më shumë lëvizje të njerëzve si nëpër shopingje, qendra tregtare, kafene, restorane etj.
Shëndeti: jeni të lodhur nga angazhimet e përditshme andaj është mirë të merrni pushim vjetor. Stresi i vazhdueshëm ju dëmton shëndetin, kështuqë ruani imunitetin me sa më shumë lëngje, fruta dhe përime.
Puna: nuk jeni të kënaqur me punën momentale profesionale, por mos humbni shpresën. Punët do të rregullohen shumë shpejtë. Karriera juaj shumë shpejtë do të lulëzojë dhe do të merrni profesionin që ju jep kënaqësi. Gjysma e dytë e muajit do të ju sjell shumë të ardhura dhe përfitime.
Bricjapi
Dashuria: Afërdita dhe Marsi tek Peshorja do t’ju dhurojnë një fillim muaji plot stuhi dhe kundërshti. Zemra juaj do të jetë e ndarë më dysh; do të jeni të ndarë mes asaj që provoni dhe asaj që do të donit të bënit realisht. Më pak fjalë, një rrëmujë e madhe. Për fat të mirë, pas 7 ditëve të para, Afërdita nuk do të jetë më kapriçoze dhe do ju ndihmojë, ndërsa përgjatë muajit do të bashkohet me Jupiterin. Ky pozicionim do ju tregojë zgjidhjet që duhet të ndërmerrni. Erosi? Nuk do të përjetoni situata të mira në këtë sektor.
Shëndeti: Do të jeni nervozë në fillim të muajit. Kjo për shkak të Afërditës dhe Marsit, që mund t’ju komplikojnë jetën, në sferën profesionale dhe atë familjare. Tregohuni të fortë, sepse këtë muaj do t’ju mbështesë Jupiteri, që do t’ju shmangë problemet që do të shfaqen rastësisht. Edhe pse nëntori nuk do të jetë ndër muajt më të mirë, gjithnjë ka dritë në fund të tunelit dhe jus ë shpejti do ta shihni. Tani për tani mos u tregoni impulsivë dhe tregohuni të kujdesshëm. Fundi do të jetë i lumtur!
Puna: Për profesionin mund të jetë një muaj impenjativ, sidomos përsa i përket tensioneve të shkaktuara nga Marsi tek Peshorja përgjatë gjithë nëntorit. Për shkak të këtij pozicionimi duhet të tregoheni të kujdesshëm, të mos i përgjigjeni provokimeve dhe të rrini përherë gati.
Në anën tuaj do të jetë Jupiteri, që së bashku me Afërditën tek Akrepi, pas javës së parë mund t’ju sjellë shumë fat, diçka që do të ndryshojë tërësisht situatën në favorin tuaj, sidomos përsa i përket financave. Së shpejti gjërat do të përmirësohen.
Ujori
Dashuria; Afërdita dhe Marsi tek Peshorja do t’ju favorizojnë në fillim të muajit. Ky konfigurim mund të konkretizojë një marrëdhënie dashurore që kërkonit prej kohësh. Në çdo rast mos humbisni mundësinë për të provuar eksperiencat e forta, gjatë të cilave ndjenjat dhe zemra do të jenë në sinkron të plotë.
Pas javës së parë, Afërdita nuk do të jetë më në anën tuaj dhe mund të shfaqni kundërshti e pasiguri. Erotizmi do të jetë shumë mirë, por emocionet nuk do të jenë të qëndrueshme, ndoshta për sepse partneri juaj mund të jetë i shpërqendruar.
Puna: Do ta nisni muajin me paqartësi, por me grintën që ju karakterizon do t’ia dilni mbanë situatave të ndryshme. Përgjatë muajit, Mërkuri dhe Saturni tek Shigjetari mund t’ju ofrojnë të reja interesante.
Nëse po kërkoni punë, mund të gjeni përgjatë nëntorit. Pika juaj e dobët? Për shkak të Afërditës dhe Jupiterit tek Akrepi do të jenë paratë. Do të doni më shumë, por të ardhurat tani për tani nuk do të ndryshojnë. Në këmbim mund të forconi pozitat tuaja në punë!
Peshqit
Do të jetë një muaj interesant por duhet të tregoheni të kujdesshëm me përqendrimin. Ky muaj do të jetë plot impenjime dhe jo gjithnjë do të arrini të kujtoni se çfarë duhet të bëni. Shënoni çdo gjë në axhendë, që të mos harroni asgjë. Në familje dikush do të tregojë gishtin drejt jush.
Gjithsesi, nëntori do të ketë edhe gjëra të mira. Ndjenjat, emocionet dhe pak fat do t’ju kthejnë buzëqeshjen në këtë kohë plot shqetësime. Do të shihni që 2018 do të jetë në favorin tuaj dhe shumë gjëra do të rregullohen.
Dashuria
Nuk do të jetë një muaj ideal për të dialoguer. Do të jetë një muaj perfekt për të dashuruar pa limite, sepse të dashurosh do të thotë të mos kesh kufinj. Me Afërditën dhe Jupiterin tek Akrepi, fuqia e emocioneve që do të provoni mund të bëjë ndonjë magji.
Do të ktheni në favorin tuaj një situatë që mendonit se e kishit humbur. Do të ndizni pasione që mendonit se ishin shuar. Dhe shumë të tjera si këto… Me pak fjalë, gjërat më të mira do t’i arrini në një sektor që e keni shumë për zemër.
Puna
Nuk do të jetë një periudhë e lehtë. Për shkak të impenjimeve dhe stresit, mund të tregoheni të pavëmendshëm dhe të bëni ndonjë gafë, një gabim ose të harroni diçka që do t’ju bëjë me dhimbje koke. Tregoni kujdes dhe gjithçka do të shkojë mirë.
Kokën do të ketë plot mendime, por duhet të reagoni dhe të jeni pozitivë. Jupiteri do t’ju mbrojë edhe pse Mërkuri dhe Saturni do t’ju shkaktojnë turbullira dhe së shpejti situata do të ndryshojë për mirë. Jini të durueshëm dhe mos u shpërqendroni.
Diskutime rreth kësaj post