Horoskopi, e shtunë 21 nëntor 2015
Dashi
Yjet kanë parashikuar një ditë mjaft të bukur për ata që janë në një lidhje. Komunikimi do të jetë në nivelin e tij më të mirë dhe kjo do bëjë që të merreni vesh më së miri me partnerin. Gjithashtu falë kësaj do të mund të zgjidhni edhe problemet apo mosmarrëveshjet që keni pasur kohët e fundit. Financat paraqiten të mira.
Demi
Yjet për sot kanë parashikuar një ditë sa të qetë , aq edhe të trazuar, pasi do ju duhet që gjatë gjithë kohës të mundoheni për të ruajtur klimën e ngrohtë në marrëdhënien tuaj në çift. Ruani qetësinë që gjërat të ecin në drejtimin e duhur. Në planin financiar mos kryeni shpenzime për të cilat mund të pendoheni.
Binjakët
Horoskopi për sot ka parashikuar një ditë të begatë dhe të mbushur me emocione për të gjithë ata persona që janë në një marrëdhënie. Këshillohet që të shfrytëzoni çdo çast të kësaj të shtune, sepse është një ditë vërtet e bukur. Edhe plani financiar paraqitet i mirë, duke ju dhënë mundësinë për ndonjë shpenzim.
Gaforrja
Yjet parashikojnë një ditë mbushur plot surpriza sot për ju që jeni në një lidhje. Sot do ju lejohet të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël dhe kjo e gjithë për të emocionuar sa më shumë partnerin tuaj. Do ndiheni vërtet për mrekulli gjatë kësaj dite dhe synimi juaj do të jetë lumturia e personit tuaj të zemrës. Edhe financat paraqiten të mira.
Luani
Dielli do e ngrohë tej mase sot jetën tuaj në çift. Do jeni më të logjikshëm sot dhe do merrni vesh me qetësi me atë që keni në krah dhe kjo do ju japë mundësinë edhe për të diskutuar për të ardhmen. Edhe beqarët do kenë mundësi për njohje të reja gjatë kësaj të shtune. Financat do mbeten në nivele të kënaqshme.
Virgjëresha
Yjet parashikojnë një ditë të tensionuar sot, e cila mund të shkaktojë ndryshime rrënjësore në jetën tuaj në çift. Beqarët do ndihen mirë edhe me statusin që kanë dhe nuk do jenë aspak në kërkim të shpirtit të tyre binjak. Me financat tregohuni të arsyeshëm. Kudes i veçantë duhet të tregohet edhe me shëndetin gjatë kësaj dite.
Peshorja
Yjet parashikojnë një ditë të mbushur me romantizëm për të gjithë ata që janë në një lidhje. Sot do të ndjeheni për mrekulli në krahët e njeriut tuaj të zemrës dhe kjo do ju bëjë që ta dashuroni më shumë se kurrë më parë. Momentet e lumtura do ju bëjnë të ndiheni si mbi re. Financat nuk do jenë aspak problematike.
Akrepi
Yjet parashikojnë një ditë pak të zymtë sot. Do të jeni gjatë gjithë kohës në përpjekje të vazhdueshme që gjendja e marrëdhënies suaj në çift të ketë përmirësime dhe të stabilizohet. Beqarët do argëtohen pa masë sot në shoqërinë e miqve të vjetër. Edhe situata financiare do të stabilizohet dalëngadalë.
Shigjetari
Ditë e mbushur me mosmarrëveshje kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Yjet parashikojnë keqkuptime në çift dhe kjo nuk do ju lejojë që të merreni vesh për asgjë me atë që keni në krah. Ndërsa beqarët duhet t’i bëjnë sytë katër që të mos humbasin mundësitë e shkëlqyera. Financat janë të mira, mbushni ditën duke shpenzuar.
Bricjapi
Tensione për ata që janë çift. Kjo marrëdhënie do të lërë shumë për të dëshiruar gjatë kësaj të shtune, pasi të dyja palët nuk do t’i hapin rrugë njeri-tjetrit. Megjithatë pasditja do të jetë koha më e përshtatshme që situata të përmirësohet. Edhe me shpenzimet tregohuni të matur që më pas të mos vuani me pasojat.
Ujori
Yjet parashikojnë një ditë jo të mirë për ata që janë në një marrëdhënie. Nuk do keni dëshirë as të dilni dhe as të argëtoheni. Do zgjidhni si alternativë që ditën ta kaloni të mbyllur në dhomë vetëm, duke medituar. Ndërsa beqarët do vazhdojë të jenë ende në kërkim të shpirtit të tyre binjak. Financat janë në vështirësi.
Peshqit
Jeta juaj në çift parashikohet të jetë edhe sot nën rutinën e përditshmërisë. Merrini gjërat si t’ju vinë pa u menduar shumë për të ardhmen e largët. Lajme të mira te financat. Ndikimi i yjeve do të jetë pozim te të ardhurat të cilat do mundësojnë një stabilizim të gjendjes. Edhe shëndeti parashikohet i mirë.
Diskutime rreth kësaj post