Ky është horoskopi për ditën e shtunë, 27 janar 2018 që Lajme.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Mos vazhdoni të shtyni një vendim që ka qenë prej kohësh në pritje për jetën tuaj sentimentale. Jini më të vendosur në marrëdhënien tuaj në çift. Flirte, simpati dhe besueshmëri për beqarët gjatë takimeve të sotme. Ju mund të bëni shumë sot për të përmirësuar mjedisin tuaj të punës, por mos lini pas dore edhe nevojat e kohës së lirë.
Demi
Sot as që përpiqesh të fshehësh atë që mendon për partnerin/en, por përpiqesh të tregosh mendimin tënd në dritën më të mirë të mundshme. Beqarët do të duhet të guxojnë të përballen me një sqarim në familje: nëse jeni të qetë dhe të ftohtë, ju me siguri do t’ja dilni! Disa situata të pashmangshme mund të programohen për t’u zgjidhur, por kjo do të kërkojë më shumë aftësi në punë.
Binjakët
Falë aspekteve të mira me Venusin dhe Diellin, Hëna ju jep kuptim praktik dhe efikasitet çështjeve të zemrës suaj. Të lumtur dhe entuziast, ju gjithashtu do të mbështesni partnerin/en në një mënyrë të paçmueshme. Lajm i mirë edhe për beqarët, Kupidi do të jetë në veprim dhe do të godasë! Fjala kryesore e kësaj dite në punë do të jetë bashkëpunimi.
Gaforrja
Po përpiqeni të përcaktoni diçka që nuk duket se mund të marrë formë. Hëna në fushën e dashurisë ju nxit të përdorni një sjellje të rezervuar. Beqarët do të duhet të përpiqen të mos dëgjojnë thashetheme të krijuara nga dikush për ata. Duhet të keni guximin t’i shkoni deri në fund rrugës për të marrë atë që dëshironi në punë. Përdorni diplomacinë.
Luani
Sot, mjedise të shkëlqyera për ndjenjat dhe madje edhe gjendja shpirtërore do të jetë e lartë, në sajë të Hënës në Binjakë që ndihmon për të vënë gjërat në rregull! Beqarët duhet t’i japin zgjidhje disa çështjeve sot dhe duhet të sqarojnë me veten se çfarë duan në të vërtetë. Dikush do t’ju kthejë shpinën duke treguar një qëndrim armiqësor. Problemi nuk është juaji!
Virgjëresha
Ngadalësoni ritmet e përditshme dhe tregoni më të mirën e vetes suaj, të kuptueshëm dhe në dispozicion për të gjithë, sidomos me personin tuaj të zemrës. Jini më pak polemik dhe kritik. Nëse jeni vetëm, do të keni mbrojtjen e yjeve sot dhe nuk do keni asnjë zhgënjim. Yjet ju sugjerojnë të mos merrni asnjë ngarkesë vetëm në punë po të bashkëpunoni me kolegët.
Peshorja
Përpara se të merrni vendime të caktuara, dëgjoni mendimet e njerëzve që besoni dhe të cilët janë përballur me të njëjtat përvoja para jush. Do përjetoni disa zënka të vogla me partnerin/en. Për beqarët yjet kanë parashikuar njohje të reja, shfrytëzojini ftesat për takime. Në punë do jeni të gatshëm të ndërmerrni çdo rrezik vetëm për të përmirësuar të ardhurat.
Akrepi
Dashuria nuk është më problem, ndoshta është karakteri juaj i dyshimtë që e bën gjithçka të komplikuar. Merrni një pushim për të bërë mendjen tuaj dhe për të parë situatën në mënyrë të qartë. Ditë e komplikuar për beqarët, ju do të rikuperoni qetësinë vetëm në mbrëmje. Mungesa juaj e diplomacisë mund t’ju kishte futur në një situatë të turpshme në punë. Merrni përgjegjësitë tuaja.
Shigjetari
Neptuni sot në opozitë ndërlikon veçanërisht marrëdhëniet, sidomos ato në fushën sentimentale. Vëmendja për çështjet urgjente do të bëjë që ju të neglizhoni partnerin/en, duke tërhequr disponimin e tij të keq. Beqarët mund t’i kthehen një historie të vjetër. Një mik do t’ju ndihmojë të kryeni një projekt në punë që e keni mjaft përzemër. Gjithçka do shkojë mirë.
Bricjapi
Dashuria luhatet, sot ju do të detyroheni të rishikoni disa projekte që keni pasur në progres, ose edhe t’i ndërprisni ato. Mos kini frikë të merrni vendime. Aventura të reja vijnë për ata që janë vetëm, perspektiva të shkëlqyera për të takuar njerëz interesantë. Pengesat e ndryshme dhe problemet e punës do të kërkojnë vëmendjen tuaj. Kalo tek faktet dhe shmangni brohoritjet.
Ujori
Një Hënë spektakolare ju ngre përsëri në këmbë dhe rrit entuziazmin tuaj. Dinamik dhe energjik, ju do të jeni pikë referimi për partnerin/en. Nëse jeni duke kërkuar për shpirtin binjak keni të gjitha kredencialet për ta bërë këtë të shtunë. Shkathtësia juaj do të jetë një ndihmë e madhe në punën tuaj dhe do t’ju japë përparësi ndaj të tjerëve.
Peshqit
Sot dita nuk do të jetë aspak e mirë dhe ju e keni kuptuar këtë që nga mëngjesi! Gjithçka duket se duhet të presë, madje edhe ndjenjat që duhet t’ja vini në dukje partnerit/es. Parashikime të mira për beqarët që kërkojnë dashuri të reja. Jeni të shqetësuar përsa i përket punës, ju frikëson përballja me të gjitha sfidat, por do ja dilni.
Diskutime rreth kësaj post