Horoskopi ditor, e premte 26 shkurt 2016
Dashi
Mos u tregoni shume idealiste sot juve qe jeni ne një lidhje sepse mund te zhgënjeheni ne mënyrë te papritur dhe do ndiheni keq. Beqaret do kenë disa takime vërtet ndryshe nga me pare dhe për dike zemra do ju rrahe shume fort. Ne planin financiar gjendja do jete e kënaqshme pasi do jeni te përqendruar mos bëni asnjë lloj gabimi.
Demi
Do kaloni plot momente te bukura sot ju te dashuruarit dhe do ju ike disi mërzitja qe ju vinte nga problemet ne pune. Partneri do ju qëndrojnë gjithë kohës pranë. Beqaret do kenë plote mundësi për takime, por nga ana tjetër do bëjnë shume përzgjedhje dhe do mbeten si janë. Buxheti do mbetet ende goxha delikat për shkak te shpenzimeve te paparashikuara qe do bëni.
Binjaket
Klima yjore do jete shume e këndshme sot për juve qe jeni ne një lidhje. Do jeni me te logjikshëm dhe nuk do mendoni vetëm për kënaqësitë vetjake. Beqaret do ndikohen mjaft nga Venusi dhe do kenë një dite me shume fat ne dashuri. Çështjet financiare do jene ato qe do ju marrin me shume kohe nga çdo gjë tjetër pasi do duhet te riorganizim.
Gaforrja
Ne jetën e çifteve do mbizotërojë gjithë kohës mirëkuptimi dhe toleranca. Ato mund te zgjidhin edhe disa çështje delikate te cilat deri me sot kishit frike edhe t’i preknit. Beqaret do kenë mundësi te mira për te filluar lidhje, por nuk duhet kurrsesi te nxitohen. Për financat do kujdeseni vete dhe situata nuk ka për te pasur as problemin me te vogël.
Luani
Dite e qete dhe pa asnjë problem do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mire ne çdo moment. Ata qe deri me sot kane qene te vetmuar sot do kenë ndryshime te mëdha. Disa persona do i joshin dhe ju bëjnë propozime fantastike. Ne planin financiar do keni probleme te mëdha nëse ne çdo moment shpenzoni pa i bere llogarite.
[ads1]
Virgjeresha
Kjo e sotmja ka për te qene një dite e zakonshme. Si gjithmonë nuk do mungojnë as momentet e këndshme dhe as mosmarrëveshjet. Për fat te mire këto te fundit nuk do jene me pasoja. Për beqaret jeta do marre një kthese te veçante. Përgatituni shpirtërisht. Ne planin financiar nuk do ketë asnjë lloj problemi megjithatë tregohuni gjithë kohës vigjilente me shpenzimet.
Peshorja
Nëse keni një lidhje te shëndoshë dhe afatgjate çdo gjë do ece me se miri sot, ndërsa nëse kohet e fundit keni pasur disa debate, sot situata do ndërlikohet akoma me shume. Beqaret do kenë një dite harmonike gjate se cilës mund te realizojnë njohje fantastike. Financat duhen menaxhuar me seriozitet, rigorozitet dhe maturi. Vetëm kështu ato nuk do kenë vështirësi.
Akrepi
Do kaloni momente shume te vështira sot juve qe jeni ne një lidhje. Partneri do jete i mërzitur me persona te tjerë dhe gjithë inatin do ua nxjerre juve. Ne fakt një pjese e fajit është edhe i juaji qe nuk do dini te qëndroni ne heshtje. Beqaret nuk do kenë fat ne dashuri dhe do mbeten vetëm. Ne planin financiar edhe pse situata do jete e qëndrueshme nuk duhet te ndërmerrni rreziqe.
Shigjetari
Sot do ketë ndryshime rrënjësore ne jetën tuaj ne çift. Do futeni ne një etape tjetër edhe me te bukur nga ajo me pare. Shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret do joshin me shume se me pare, por nuk do kenë as sot fat ne dashuri. Me financat do merreni shume seriozisht dhe dalëngadalë gjendja do ketë përmirësime te ndjeshme. Këtë gjë duhet ta kishit bere kohe me pare.
Bricjapi
Do jeni gjithë kohës me nerva sot ju te dashuruarit dhe mund ta kritikoni partnerin për gjera te kota. Kujdes sepse edhe durimi i tij e ka një kufi. Beqaret do mbyllen ne vetvete dhe nuk do pranojnë te dalin me asnjë person qe do i ftoje. Askush nuk do i beje te ndryshojnë mendim. Ne planin financiar është dita e duhur për t’u përballur me problemet qe keni.
Ujori
Dite delikate do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mendohuni disa here para se te flisni me partnerin pasi ne te kundërt mund te keni vështirësi te tejskajshme. Beqaret, edhe sikur vetmia t’iu peshoje shume, nuk duhet te hedhin hapa pa u menduar njëherë. Sektori i financave ka për te qene i mire kështu qe mund te përfitoni për te shlyer se pari borxhet.
Peshqit
Perspektivat janë shume te mira për jetën tuaj ne çift. Do ndiheni gjithë kohës për mrekulli dhe mund t’i bëni edhe premtime partnerit. Beqaret do hasin ne shume vështirësi dhe nuk do arrijnë dot ta ndryshojnë statusin. Me inat nuk behet asgjë. Për buxhetin do kujdeseni si duhet dhe nuk do keni asnjë lloj problemi. Këtë duhet ta kishit bere prej kohesh ne fakt.
Diskutime rreth kësaj post