Dashi
Nëse nuk doni t’ju kritikojnë sot, duhet patjetër të sqaroni një situatë të ndërlikuar që ju ka prekur ju dhe partnerin/en tuaj. Beqarëve do t’ju nisë ti rrahë zemra fort për një person që do takojnë sot dhe kjo mund të sjellë ndryshime për të ardhmen e tyre. Financat do jenë të mira, nuk parashikohen probleme.
Demi
Sot do t’ju anullohen të gjitha planet që keni bërë për ditën ju të dashuruarit. Kjo si pasojë e një çështje që do të dalë papritur dhe kërkon zgjidhje emergjente. Beqarët do kenë një ditë me fat dhe do favorizohen nga planetë të ndryshëm për të realizuar takime interesante. Financat do vinë duke u përmirësuar ndjeshëm.
Binjakët
Mbase keni shpresuar më tepër seç duhet në disa ngjarje që nuk kanë ndodhur akoma. Beni një bilanc të ditës tuaj dhe ndryshoni qëndrim ndaj njeriut që keni pranë. Beqarët do kenë mundësi të mira për të krijuar lidhje, por gjithsesi bëjnë mirë të mos nxitohen në marrjen e vendimeve. Financat do jenë të mira.
Gaforrja
Mos lejoni që sot të neglizhohet një projekt që lidhet me të ardhmen tuaj dhe partnerit/es.
Nëse ndodh kjo gjë të gjitha pasojat do të bien mbi ju. Beqarët të trembur se mos lëndohen do preferojnë të mos e ndryshojnë statusin edhe për pak kohë. Në planin financiar do arrini të ruani ekuilibrin duke shmangur çdolloj problemi.
Luani
Ka disa mundësi sot për të dalë nga një situatë e bezdisshme që po ju shqetëson në marrëdhënien tuaj në çift. E rëndësishme është të zgjidhni atë që bie më pak në sy. Beqarët do kenë një rutinë sot dhe nuk parashikohet ndonjë takim apo njohje interesante. Në planin financiar parashikohen probleme serioze.
Virgjëresha
Nuk ka pse t’ju kapë paniku për gjëra që nuk janë verifikuar akoma. I keni të gjitha mënyrat për të sqaruar pozicionin tuaj. Beqarët do tregohen mjaft joshës në takime dhe do arrijnë të bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Financat do përballen me disa vështirësi të mëdha, pasi do jetë Saturni ai që do ndikojë negativisht.
Peshorja
Nëse nuk doni të përshkoni shumë rrugë sot për të arritur në përfundimet e kërkuara, duhet ti besoni intuitës suaj që ju ka zgjidhur gjithmonë punë. Beqarët do tregohen mjaft të hapur në takimet që do realizojnë dhe kjo do ndikojë pozitivisht për ta. Financat do jenë të mira, nuk keni arsye për tu shqetësuar.
Akrepi
Sot doni të jeni sa më pranë njeriut tuaj të zemrës. Mbase duhet të kuptoni dhe nevojat e tij/saj dhe të mos tregoheni egoistë. Beqarët do ndjehen mjaft mirë sot edhe pse nuk do kenë ndryshime në jetën e tyre sentimentale. Në planin financiar bëni mirë të tregoheni sa më të matur me shpenzimet.
Shigjetari
Po përçoni stres tek personat afër jush sepse dhe ju vetë në këto momente jeni shumë të ngarkuar. Ruani qetësinë dhe kërkoni mbështetje. Beqarët do jenë të ngarkuar me punë dhe nuk do kenë as kohë dhe as dëshirë për të menduar për dashurinë. Financat nuk do jenë aspak të mira, bëni kujdes me blerjet.
Ujori
Meqë tani jeni në një marrëdhënie në çift duhet të filloni të ecni sipas rregullave të lidhjes. Prisni kohën tuaj dhe veproni me maturi për të qenë sa më të sigurt. Beqarët do realizojnë takime interesante që do ju falin emocione pa fund. Financat do jenë të mira, do kenë ndikimin pozitiv të Neptunit.
Peshqit
Keni marrë disa vendime që ju kanë vënë në mendime sot ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Mbase nuk ishte mënyra e duhur ajo që zgjodhët për ti bërë publike. Beqarët do realizojnë takime pa fund, por nuk do jenë të sigurtë për të hedhur hapa drejt të ardhmes. Financat do arrini t’i mbani nën kontroll falë menaxhimit tuaj të mirë.
Diskutime rreth kësaj post